Panorama Sport (Albania)

Barça-real, barazim i frikshëm statistika­sh

Vijnë të dyja pas humbjeve, ja sekretet e supersfidë­s

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Barcelona dhe Reali i Madridit kanë qenë protagonis­te të një rialiteti të jashtëzako­nshëm në otën e futbollit që nga sezoni 901-1902. Sfida e parë klasike" mes dy ekipeve përundoi në favor të katalanasv­e me rezultatin 1-3, ku autorët e olave ishin Udo Shteinberg 2) dhe Joan Gamper. Që nga jo ditë janë luajtur në total 44 ndeshje duke përfshirë të jitha kompeticio­net: Liga, Kupë Mbreti, Superkupë, Kupë e Ligës dhe Kupë e Europës.

Barcelona ka fituar 96 ndeshje, 52 kanë përfunduar në barazim dhe 96 të tjera i ka fituar Reali i Madridit. Një balancë e frikshme në këtë duel vendimtar.

NË LA LIGA - Le të përqendroh­emi në La Liga. Barcelona ka mundësinë që

të barazojë numrin e fitoreve. Në "El Clasico"-n e fundit, të dyja skuadrat shkuan me 72 fitore secila, por Reali fitoi 2-0 kundër Barcelonës së Setienit. Si skuadër pritëse, Barcelona ka luajtur 92 "El Clasico" në total dhe deri tani bilanci është pozitiv me 51 fitore të

katalanasv­e, 21 barazime dhe 20 fitore të Realit. Ecuria më pozitive e Barcelonës pa humbur një "El Clasico" të La Ligës në stadiumin e saj ka qenë 20 vite, nga 1983 deri në vitin 2003. Në atë periudhë, Reali ka arritur të marrë vetëm 5 barazime në 20 ndeshje të luajtura. Për momentin, Barcelona ka 2 "El Clasico" pa fituar. Barazoi në gjysmëfina­len e Kupës në sezonin 2018-2019 (1-1), ndërsa në La Liga sezonin e kaluar një tjetër ndeshje përfundoi 0-0. Fitorja e fundit e katalanasv­e në stadiumin e tyre është goleada 5-1, ku Leo

Mesi ishte në tribunë dhe Luis Suarez shënoi 3 gola. Humbja e fundit e Barçës kundër Realit në shtëpinë e saj është në vitin 2016, kur u mposht 12. Të shtunën pritet spektakël, sepse të dyja skuadrat do të kërkojnë të ringrihen pas humbjeve javën e shkuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania