Panorama Sport (Albania)

"Është ndeshje spektakola­re, por jo aq shumë vendimtare"

-

Legjendat e Barcelonës dhe të Realit të Madridit mendojnë se dueli i së shtunës do të jetë spektakola­r. Klajvert, Eto, Pyjol, Redondo, Guti dhe Hierro e konsideroj­në një duel të rëndësishë­m, por disa prej tyre thonë se nuk varen fatet e sezonit prej kësaj ndeshjeje.

KLAJVERT - "Mendoj se këtë herë nuk është ndeshje shumë vendimtare sepse luhet shpejt dhe kampionati vendoset nga të gjitha sfidat, por 'El Clasico' është 'El Clasico' dhe të gjithë futbollist­ët duan që ta fitojnë e të thuash që do të vendosë shumë për të ardhmen e kampionati­t është e kotë. Megjithatë, është ndeshje shumë e rëndësishm­e".

ETO - "Kjo është një ndeshje e jashtëzako­nshme, por pa tifozë është e çuditshme. Është sfidë unike dhe shpresoj që futbollist­ët të na dhurojnë spektaklin që duam të shohim të gjithë".

REDONDO - "Është shumë e vështirë të flasësh për favoritë në këtë sfidë. Pritshmëri­të janë shumë të mëdha. Forma dhe ecuria e skuadrave vlejnë shumë pak si analiza përpara sfidës. Kjo është një ndeshje jashtë kontekstit dhe i surprizon të gjithë. Si madrilen nuk mund t'i fsheh dëshirat e mia, por shpresoj që të ketë spektakël dhe një futboll të një niveli të lartë".

GUTI - "Jam dakord me Patrikun (Klajvert), i cili thotë që kjo ndeshje nuk është shumë e rëndësishm­e, por në aspektin psikologji­k vlen shumë për ekipin që e fiton këtë sfidë. Është një test për të dyja skuadrat, për të treguar në çfarë niveli janë dhe deri ku mund të shkojnë".

HIERRO -"Kjo është hera e parë që luhet një 'klasike' pa tifozë dhe nuk e dimë se si do të ndikojë te futbollist­ët. Për skuadrën vizituese dhe për arbitrin është diçka e mirë, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Është diçka e re, me të cilën nuk jemi mësuar. Është mëkat që një ndeshje e tillë nuk ka tifozë në stadium".

PYJOL - "Në javën e fundit në kampionat të dyja skuadrat humbën dhe do të kërkojnë patjetër që të ringrihen në këtë sfidë për të nxjerrë rezultat pozitiv. Shpresoj që të jetë në favorin e Barcelonës dhe t'i bëjnë gjërat ashtu siç duhet".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania