Panorama Sport (Albania)

Ndryshon brezi, të rinjtë bëjnë ligjin te Barcelona

-

Është folur shumë gjatë kësaj kohe për moshën e madhe të Barcelonës dhe nevojën për një ndryshim rrënjësor. Në mbrëmjen e Champions-it kundër Ferencvaro­shit, të rinjtë e skuadrës së Kumanit treguan se janë të gatshëm për të luajtur në çdo situatë dhe në çdo ndeshje. Ansu Fati, Trinkao, Pedri dhe Dembele treguan një nivel të kënaqshëm. Spanjolli shënoi një gol dhe dha një asist, duke u bërë lojtari i parë në historinë e Champions-it që shënon dy gola pa bërë ende 18 vjeç. Kuman e paralajmër­oi para ndeshjes me skuadrën hungareze që formacioni që do të zbresë në fushën e lojës do të jetë në bazë të rendimenti­t që kanë futbollist­ët në fushë dhe nuk do të shikojë aspak kartën e identiteti­t të tyre. "Është e mundur që Fati dhe Pedri të kenë minutat e tyre. Ata luajnë për ata që tregojnë në fushë dhe jo sa vjeç janë, por ka shumë rivalitet në atë pozicion, edhe pse është normale. Ne duhet që të ndihmojmë futbollist­ët që të tregojnë më të mirën në fushë", tha Kuman. Në atë mbrëmje nuk luajtën të dy titullarë (Fati dhe Pedri), por Fati dhe Trinkao ishin që nga fillimi. Fati u zgjodh njeriu i ndeshjes, pasi shënoi një gol dhe dha një asist për Grizmanin. "Misteri vendos se kush do të luajë, por pozitive është që e kemi nisur mirë dhe të vazhdojmë kështu", tha talenti katalanas, i cili falënderoi De Jongun.

PEDRI, DEBUTIM ËNDRRASH - Por, kjo mbrëmje ishte speciale edhe për një tjetër futbollist, Pedrin. Bëri debutimin në Champions dhe gjeti rrugën e rrjetës. "Kam bërë realitet një ëndërr. Duhet të jemi të gjithë në formë dhe trajneri ta ketë të vështirë kë të aktivizojë. Nuk është e lehtë që të luash në një skuadër të tillë, por unë jam i lumtur që kam minutat e mia", komentoi 17-vjeçari. Dembele gjithashtu shënoi një vit më vonë, ndërsa Trinkao që zëvendësoi Antuan Grizmanin bëri një ndeshje të shkëlqyer. Portugezi prekte çdo top nga e djathta dhe krijonte raste të rrezikshme, por në ndeshjen e parë në Champions, De Jong luajti mjaft mirë dhe Arauho u fut në vendin e Pikesë. Gjithçka ka filluar mjaft mirë, por mbetet për t'u parë zhvillimi i situatave në Barcelonë. Për momentin, ndryshimi i kërkuar ka ardhur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania