Panorama Sport (Albania)

Klasiken e arbitron “fillestari”, në Katalonjë: Ka ndihmuar Realin

Martinez Munuera "fërshëllen" për herë të parë këtë duel

-

Huan Martinez Munuera është arbitri i përzgjedhu­r nga federata spanjolle për ndeshjen "El Clasico" mes Realit dhe Barcelonës, e cila do të luhet të shtunën në "Camp Nou". Arbitri nga Valencia do të asistohet në VAR nga Hoze Maria Sançez Martinez. Kjo është "El Clasico" e parë në karrierë për Munueran, i cili ka lindur në Benidorn dhe është 38 vjeç. Por mediat katalanase ngrenë dyshime për këtë trajner dhe kujtojnë se vitin e kaluar ka bërë disa ndeshje, të cilat janë parë me sy kritik nga Barcelona dhe me sy pozitiv nga Reali. Kjo gjë ka shqetësuar shumë klubin katalanas. Në Barcelonë kujtojnë faktin që arbitri në fjalë nuk akordoi penallti për De Jongun në ndeshjen e Kupës së Mbretit, ku katalanasi­t u eliminuan kundër Bilbaos. Ndërkohë ai ka arbitruar edhe Realin e Madridit në fitoren kundër Sevijes 2-1, ku u anulua një gol i Luk De Jongut për arsyen se Gudejl shkaktoi faull ndaj Militaos dhe e pengoi që të shkonte te topi. Por pas karantinim­it, Reali i Madridit fitoi 1-0 kundër

Getafes, në një ndeshje ku Martinez Munuera nuk akordoi një penallti për këta të fundit, kur Karvahal pengoi Oliveran. Ndërkohë, në zonën tjetër fërshëlleu 11-metërsh pro Realit dhe Serxho Ramos e shënoi gol duke i dhënë 3 pikët Realit të Madridit. Ndeshja "El Clasico" ka gjithmonë

polemika, por duket se këtë herë kanë filluar përpara se të luhet sfida. Në Barcelonë e kanë përdorur edhe si një lloj presioni ndaj arbitrit të ndeshjes i cili do të ketë një provë të vështirë. Dy ekipet vijnë nga humbjet në kampionati­n spanjoll dhe do të kërkojnë patjetër ringritjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania