Panorama Sport (Albania)

Kaosi te Reali, Perez i jep dy ndeshje afat Zidanit

Barça e Gladbahu vendimtarë, Poçetino-raul presin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Fytyra të vrenjtura dhe tension. Askush nuk kishte dëshirë dhe guxim që të thoshte tri fjalë, përfshirë edhe Florentino Perezin. Ky ishte ambienti në "Valdebebas" pas humbjes me Shahtjorin. Logjike pas një humbjeje, e cila për shumë minuta ishte një katastrofë totale. Gjithçka ndodhi si rrjedhojë e një ndeshjeje të shëmtuar kundër ukrainasve. Të gjithë u alarmuan në qendrën stërvitore, por edhe në banesat e tyre kur panë 45 minutat e para të ndeshjes në Champions. Ashtu siç është bërë traditë, Florentino Perez zbriti në dhomat e zhveshjes. Këtë herë më shpejt sesa në sfidat e tjera. Tema nuk ishte aspak e panjohur sepse skuadra vinte pas 2 humbjeve radhazi, një në Champions dhe një në kampionat duke vënë në rrezik projektin e Zidanit. Mungesa e publikut këtë herë ndihmoi që tensioni të mos ishte më i madh sesa herët e tjera. Situata do të ishte komplikuar së tepërmi, por "shkretëtir­a" e stadiumit "Di Stefano" shërbeu këtë herë që tensioni të zbutej. Drejtuesit madrilenë nuk e kuptojnë se si një

skuadër mund të futet në fushën e lojës në këtë mënyrë, ndërkohë që katër ditë më parë humbi ndaj Kadizit, pikërisht sepse luajti keq për 45 minuta. Dhe këtu shfaqen fajtorët si lojtarët dhe trajneri. Zidan i ka marrë përgjegjës­itë e tij për të zgjidhur situatën, por problemi

është që dy ndeshjet e radhës janë vendimtare dhe shumë të vështira si ndaj Barcelonës dhe Borusias së Gladbahut në Champions. Situata është e njëjtë si me sezonin e kaluar. Humbja kundër Shahtjorit ka shtuar tensionin rreth trajnerit dhe skuadrës. Edhe

një vit më parë ndodhi e njëjta gjë përpara ndeshjes në Stamboll me Gallatasar­ajin dhe Reali kishte nevojë që të fitonte patjetër për të qenë në garë në Champions. Të shtunën është dueli vendimtar, i cili mund të tregojë shumë për të ardhmen e Realit dhe Zidanit.

DY KANDIDATË- Në Madrid nuk kanë shumë kohë për të humbur dhe Zinedin Zidan e di shumë mirë këtë gjë. Nëse ekipi nuk do të reagojë ndaj Barcelonës por edhe ndaj Gladbahut në Champions, francezi rrezikon shkarkimin. Florentino

Perez ka filluar të mendoj ata që mund të ulen në sto dhe për momentin dy jan emrat kryesorë: Maurici Poçetino dhe Raul Gonzales Gjithçka do të varet ng ndeshjet e radhës, ku Zida dhe ekipi i tij duhet të ndry shojnë situatën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania