Panorama Sport (Albania)

Shënon dhe garanton pikë, Interi në shpinën e Lukakut

Bën punën “e pistë”, thelbësor për skuadrën dhe Konten

- Përgatiti: LEDIO NASE

Në shpatullat e gji gantit. Në startin e ndërlikuar të sezonit të Interit, i përkeqësua­r nga “COVID” dhe më në vuajtje nga se parashikoh­ej në kampionat dhe Kupë, një nga siguritë është Romelu Lukaku, edhe një herë tjetër shpëtimtar dhe ikonë shprese kur situata nuk është nga më të mirat. Megjithatë, rezultati nuk kënaq aspak bomberin belg, i cili në fund të ndeshjes qëndroi me duart në fytyrë (siç shikohet nga fotografia e publikuar nga “Sky Sport”) për një minutë përpara se t’u dedikohej intervista­ve të rastit, ku, dukshëm i mërzitur, shprehu gjithë hidhërimin e tij për barazimin.

STATISTIKA­T FLASIN QARTË - Puna “e pistë” e belgut nisi menjëherë, në fillim të sezonit. Me skuadrën e tij në disavantaz­h 3-2 kundër Fiorentinë­s, në “San Siro”, ishte numri 9 që riktheu ndeshjen në favor 3 minuta nga fundi, duke i dhënë mundësi D’ambrozios të firmoste golin e tri pikëve. Më pas erdhi dopieta me Beneventon, në rikuperimi­n e javës së dytë, ku Romelu hapi dhe mbylli ndeshjen, faktikisht, me golin e 3-0 (përfundoi 5-2). Vetëm një kalim bosh, me Lacion në javën e tretë, për të rimarrë vrullin në derbi kundër Milanit (goli i tretë kundër kuqezinjve në po aq ndeshje) dhe i vazhduar të mërkurën, me dy golat kundër Borusia Mynshengla­dbahut që i evituan Kontes humbjen në debutim në Champions. Ka shënuar në thelb gjysmën e golave të Interit deri tani këtë sezon (14 në total, 6 të belgut në 5 ndeshje) dhe golat e tij kanë siguruar katër nga tetë pikët e regjistrua­ra deri tani në Serinë A dhe Champions. Pra, vendimtar? Më shumë, thelbësor.

SERIA EUROPIANE – Më pas vijnë disa të dhëna në sytë e të gjithëve: Lukaku është në seri pozitive, në Europë, ku prej nëntë ndeshjesh radhazi (dy në Champions-in e fundit, 6 në Ligën e Europës dhe të mërkurën me Gladbahun) si Levandovsk­i. Në shënjestër është CR7, i cili në kompeticio­net europiane është ndalur në 11 ndeshje radhazi me së paku një gol të shënuar: 11, si golat e realizuar nga Lukaku në këto 9 ndeshje. Ah, pa harruar: në 2 ndeshjet me kombëtaren kundër Anglisë dhe Islandës, Lukaku shënoi të 3 golat e Belgjikës. Nuk ka më vend për t’u befasuar, por vetëm shpresë që të vazhdojë kështu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania