Panorama Sport (Albania)

Viti i ndërlikuar i Brozoviçit, sot jashtë skemave dhe... formacioni­t

-

Një seksion merkatoje i kaluar duke pritur oferta serioze, deri në qëndrimin thuajse të detyruar në shpresën e një shansi të ri. Marselo Brozoviç nuk po kalon një periudhë të gëzuar tek Interi, i vetëdijshë­m se nuk është më thelbësor për ekuilibrat e skuadrës si në ditët kur Luçiano Spaleti i dorëzoi çelësat e mesfushës duke e vendosur në “regji”, lëvizje që i ndryshoi karrierën. Sot realiteti është ndryshe për kroatin, në fushë më shumë për nevojë sesa bindje të vërtetë taktike. Cilësitë kanë mbetur të paprekura, por skema e re e zgjedhur nga Konte, 3-4-1-2, parashikon përpara mbrojtjes një element me më shumë muskuj sesa cilësi me synim për të balancuar ekuilibrin me praninë e një fantazisti dhe dy anësorë me tipare sulmuese. Ndoshta është edhe rastësi, por në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara deri tani nga Interi ku u dallua një mungesë ekuilibri taktik, kundër Fiorentinë­s dhe Milanit, njëri nga dy mesfushorë­t ishte pikërisht Brozoviç.

IDETË E KONTES - Nuk është mister që Konte do të kishte dashur Ngolo Kantenë në mesfushën e tij dhe vendin do t’ia lironte pikërisht kroati, për shkak të karakteris­tikave të ndryshme mes të dyve. Trajneri leçez dëshiron dy “pitbullë” për të mbuluar shpatullat e dy fantazistë­ve dhe në mungesë do të vazhdojë të besojë te rilindja e Eriksenit, i cili aktualisht ka më shumë shanse të luajë në mungesë të Brozos, një lojtar që vrapon shumë dhe nuk i mungon shpirti i sakrificës. Virtyte që, megjithatë, i kanë edhe Vidal dhe Barela, momentalis­ht çifti i mesfushorë­ve më i mirë në gatishmëri, në pritje të Naingolani­t dhe Galjardini­t. PËRGJIGJE - Në një 3-5-2 klasik, Brozoviç do të ishte ende thelbësor, sepse mund të prodhojë stilin e tij të lojës i mbrojtur nga dy mesfushorë­t. Lind pyetja: Sa hapësirë do të ketë kroati kur Konte do të ketë në gatishmëri të shtatë mesfushorë­t? Një përgjigje duhet të jepet, nga këtu deri në janar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania