Panorama Sport (Albania)

Nxehet Myler: Çfarë kartoni, luajmë me keqbërësit e Europës

Bavarezi akuzoi hapur Atletikon e Diego Simeones

-

Ylli i Bajernit të Myni hut foli pas ndeshjes të së mërkurës në lidhje me një episod qesharak të ndodhur në minutën e 21 të lojës në grupet e Ligës së Kampionëve kundër Atletikos së Madridit. Mes tij dhe arbitrit anglez Majkëll Oliver pati disa sekonda debat. Arsyeja: Tomas Myler mori një karton të verdhë të diskutuesh­ëm. Çfarë ndodhi? Myler luan topin, Kieran Tripier i Atletikos përpiqet të preket lehtë nga gjermani dhe bie në tokë. Arbitri Oliver lejon të luajë në fillim. Tripier ankohet me zë të lartë, por vazhdoi të mbetet në tokë. Arbitri papritmas vendos të ndërpresë lojën dhe t'i tregojë mesfushori­t të Bajernit kartonin e verdhë. Gjermani nuk e kuptoi këtë ndëshkim dhe u ndal për të t'i kërkuar llogari Oliverit. Dhe falë atmosferës së lojës e cila u luajt në një stadium të boshatisur edhe shikuesit para televizori­t e dëgjuan se çfarë komunikuan dy protagonis­tët me njëri- tjetrin. Në mënyrën e tij të zakonshme të butë, Myler i tha arbitrit: "Çfarë po ndodh këtu? Ej! Kjo nuk mund të jetë e vërtetë, ne po luajmë kundër Atletiko Madrid, keqbërësit më të mëdhenj në futbollin botëror! Dhe unë zverdhem për diçka të tillë! "Edhe pas këtij momenti përsëri Myler u pa pranë arbitrit, fituesi i Champions-it diskutoi pa fund për ndëshkimin që i bëri arbitri të cilin e nuk e pranoi lehtësisht. Në fund të ndeshjes, Oliver e sqaroi Mylerin dhe gjithçka përfundoi me një shtrëngim duarsh. Tomas Myler njihet për karakterin e tij karizmatik edhe pse nuk është mbajtur kurrë si një lojtar problemati­k. Trajneri Hansi Flik e komentoi kështu episodin mes lojtarit dhe arbitrit. "Janë gjëra që ndodhin në futboll, por unë e shoh më shumë si anë komike (qesh)”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania