Panorama Sport (Albania)

Ky Bajern, edhe më i mirë se ai i "Tripletës"

-

Ishte fitorja radhazi në Europë për Bajernin e Mynihut. Kampionët në fuqi mundën me rezultat dhe lojë një nga ekipet më të forta të këtij kompeticio­ni, Atletikon e Madridit. Ajo që ra në sy ishte fakti se gjermanët u dukën edhe më të fortë se një sezon më parë ku fituan gjithçka. Edhe këtë sezon, gjithçka flet për një sukses absolut të tyrin. Është e vështirë të gjesh gabime në lojën e gjermanëve të cilët nuk ia lënë asgjë rastësisë por punojnë me kokën ulur për të arritur perfeksion­in.

VETËM 10 MINUTA - Kaq iu desh Bajernit që të dilte nga kurthi i Simeones i cili u mundua të shënonte që në minutat e para për të për t'u spostuar prapa. Por kjo nuk ndodhi pasi Hansi Flik kuptoi gjithçka dhe urdhëroi skuadrën t'i përgjigjej presingut të lartë të kundërshta­rit me të njëjtën monedhë.

EFEKTI MYLER - Mund të themi se ai është zëri i trajnerit në fushën e lojës. Flik u shpreh se gjermani është i rëndësishë­m për skuadrën ashtu siç është oksigjeni për njeriun. "Tomas është gjithmonë aty kur duhet duke na ndihmuar të gjejmë hapësira në fushë. Shpeshherë ai motivon lojtarët të cilët gabojnë në një pasim apo tjetrin. Kjo ma bën punën akoma më të lehtë", tha Flik. Një Myler që po kërkohet me ngulm të rikthehet edhe tek kombëtarja e Gjermanisë por që deri tani është injoruar nga trajneri Lëv.

FORMA E MIRË - "Bajernit nuk iu desh shumë javë për të kapur formën perfekte fizike. Lodhja pas Superkupës së Europës duket se është lënë pas dhe skuadra ka rigjetur sërish ritmin e mëparshëm. Bateritë duket se janë karikuar dhe skuadra është gati për t'i zbrazur ato. Dëmtimet kanë qenë të pakta dhe mundësitë për të zgjedhur të shumtë. Bavarezët janë në rrugën e duhur për të përsëritur edhe njëherë sezonin e tripletës.

MBROJTJA E SIGURT - Është rikthyer mbrojtja e hekurt. Nilkas Zyle, Lukas Hernandez dhe Benzhamë Pavar kanë sjellë sërish ekuilibër në fushën e lojës duke ia bërë më të lehtë Manuel Nojerit i cili shënoi 200 ndeshje në karrierë pa pësuar gol.

RIKTHIMI I KOMANIT - Kingslei Koman ishte një nga lojtarët më të mirë në ndeshjen e së mërkurës. Francezi shënoi dy herë dhe humbi disa mundësi të tjera gjatë lojës duke treguar një formë të shkëlqyer. Dhe të mendosh që në këtë sezon ai do të jetë vetëm zgjedhja e dytë në vend të Leroi Sane. Flik ka luksin për të zgjedhur mes më të mirëve, diçka që mungon tek skuadrat e tjera. Pa dyshim kjo është edhe një nga arsyet pse Bajerni edhe në këtë sezon do të jetë skuadra për t'u mundur në Gjermani dhe jashtë saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania