Panorama Sport (Albania)

Osama dhe Sadam, në Peru luajnë futboll "terroristë­t"

18-vjeçari: Vëllain tjetër do ta quanim Xhorxh Bush

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nëse Osama Vinladen arrin t'ia dalë të deb utojë në skenën e futbollit të madh, kurioz është fakti se si do ta thërrasin tifozët nga shkallët e stadiumit. Por kjo është ekzaktësis­ht ajo që ëndërron futbollist­i peruan, me emrin që çudit jo pak njerëz dhe ka tërhequr shumë vëmendje ndonëse nuk luan ende në nivelet më të larta. Ai aktivizohe­t me klubin e Union Komerçios në kategorinë e dytë në Peru dhe talenti ka tërhequr vëmendjen më shumë sesa për golat e tij, me emrin që i ka vendosur babai. Futbollist­i pranon se emri i tij buron nga ai i Osama Bin Ladenit dhe kjo nuk është diçka e pazakontë në familjen e tij. "U përpoqa ta ndryshoj emrin, por tani më pëlqen. Sot është në modë. Kur Bin Laden goditi dy Kullat Binjake, emri i tij ishte në të gjitha lajmet dhe unë linda në 7 tetor 2002. Nuk ka shumë njerëz të tjerë që kanë këtë emër. Është e çuditshme, por normale për mua. Jam mësuar me këtë situatë. Emri i vëllait tim është Sadam Hysein dhe babai kishte menduar të quante Xhorxh Bush djalin e tij të tretë, por lindi vajzë". Por emrat e figurave historike kontravers­e në botë nuk janë të pazakonte në qytetin e vogël të Andesit. Në zgjedhjet për kryetarin e bashkisë në 2018 konkurroni­n Hitler Alba kundër Lenin Vladimir Rodrigez Valverde. Dhe futbollist­i 18-vjeçar beson se nuk ka asgjë të gabuar që babai i tij e ka quajtur si arkitekti i sulmeve të 11 shtatorit 2011 në Nju Jork. "Në fanellë e kam të shkruar vetëm Osama. Mendoj se babait tim i pëlqeu. Në Peru është edhe një njeri që quhet Hitler. Jezusi shpëtoi botën, por ka Jezusë që bëjnë edhe keq. Duke qenë se është një Osama që ka vrarë njerëz, nuk mendoj se duhet të ketë ligj për të mos lejuar vendosjen e këtij emri. Ai tërheq shumë vëmendje nga kjo që kam parë", tregon Vinladen për portalin spanjoll "Què T'hi Jugues".

 ??  ?? Osama Vinladen, sulmuesi 18-vjeçar në Peru është krenar që mban emrin e ish-kryeterror­istit
Osama Vinladen, sulmuesi 18-vjeçar në Peru është krenar që mban emrin e ish-kryeterror­istit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania