Panorama Sport (Albania)

Hamilton-rozberg, dueli zhvendoset jashtë asfaltit

Britaniku dhe gjermani, pjesë e kampionati­t “Extreme E”

- ARTIN LLESHAJ

Duelet ndërmjet Luis Hamiltonit dhe Niko Rozbergut duket se nuk do të marrin fund asnjëherë. Nëse në të shkuarën dy pilotët janë përballur duke nisur që nga garat Kart për të vijuar më pas në Formulën 1, aty ku kanë dhuruar një rivalitet të jashtëzako­nshëm, tashmë “lufta” do të zhvendoset në kategorinë “Extreme E”, kampionat me makina elektrike “Rally”. Pra, rivaliteti këtë herë do të vijojë jashtë asfaltit, në shkretëtir­ë dhe në rrugë të akullta, ndërsa kampionati do të startojë në janar të vitit 2021 nga Senegali. Luis Hamilton e ka bërë të ditur pjesëmarrj­en e tij në “Extreme E” rreth një muaj më parë, teksa do të garojë me skuadrën “X44”, ndërkohë së fundmi konfirmimi ka ardhur edhe nga Niko Rozberg, me gjermanin që do të jetë pjesë e makinës “RXR”. Sigurisht që nuk do të jetë një sfidë vetëm midis tyre, pasi do të jenë 9 skuadra që do të marrin pjesë gjatë edicionit të parë, por prezenca e dy kampionëve të botës në Formulën 1 e ka ndezur atmosferën disa muaj para nisjes së kampionati­t. Ndërkohë, përveç luftës sportive, të dy pilotët i bashkon edhe kauza ambientali­ste. Pas tërheqjes nga F1, Rozberg është përkushtua­r shumë në betejën për të mbrojtur planetin, duke dhënë vazhdimish­t mesazhe sensibiliz­uese, si dhe duke bërë apele për shfrytëzim të burimeve alternativ­e të energjisë. Pikërisht edhe kampionati “Extreme E” ka si qëllim kryesor të mbështesë ndërgjegjë­simin për këto tema dhe jo vetëm, pasi përfaqëson një mënyrë të luftës kundër ndryshimev­e klimatike, që është edhe kërcënimi më i madh sot për planetin. Duke u kthyer te kompeticio­ni, “Extreme E”, siç e thamë, do të ngrejë siparin me garën e parë në Senegal, më pas do të vijojë në shkretëtir­ën e Arabisë Saudite, për t’u zhvendosur më tej në Himalaja. Një tjetër etapë do të mbahet në akullin e Groenlandë­s dhe edicioni i parë do të mbyllet në Amazonë. Në formatin e garës nuk parashikoh­et kronometri­mi, pasi ekipet të cilat përbëhen nga një burrë dhe një grua, do të përballen “kokë më kokë” midis tyre.

 ??  ?? Makina e Niko Rozberg
Makina e Niko Rozberg
 ??  ?? Makina e Luis Hamilton
Makina e Luis Hamilton

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania