Panorama Sport (Albania)

Shqipëria sfidon sot Skocinë, Grima: Të paraqitemi denjësisht

-

Kombëtarja shqiptare e femrave ka udhëtuar dje drejt Skocisë, teksa sot do të zhvillojë ndeshjen e radhës të vlefshme për eliminator­et e “UEFA Women’s EURO 2022". Pas katër ditësh grumbullim në Shkodër, përfaqësue­sja kuqezi ka mbërritur në Edinburgut dhe mbrëmjen e sotme në orën 20:30 do të sfidojë kombëtaren vendëse, takim që do të luhet në stadiumin “Tynecastle Park”. Trajneri Armir Grima, i cili për këtë sfidë ka thirrur 20 vajza, shprehet i kënaqur për impenjimin e shfaqur nga futbollist­et e ftuara gjatë këtyre ditëve, ndonëse pandemia “COVID-19” ka sjellë edhe probleme duke ndikuar në zgjedhjet teknike. Duke folur para ndeshjes, tekniku i Kombëtares u shpreh: “Personalis­ht jam i kënaqur me impenjimin e vajzave gjatë këtyre ditëve në stërvitje. Normalisht në kohë të tillë pandemie kemi pasur edhe ne problemet tona, kemi mungesa të rëndësishm­e në skuadër, por duke parë impenjimin dhe dëshirën e vajzave, besoj se do të realizojmë një paraqitje të kënaqshme. Sigurisht, nuk janë problemet fizike ato që na shqetësojn­ë, por fakti se disa nga futbollist­et nuk kishin mundësi t’i bashkohesh­in skuadrës për shkak të pandemisë”. I pyetur për objektivat dhe për këtë transfertë të vështirë, Grima më pas tha: “Ne presim që të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze me Skocinë. Duke pasur parasysh faktin që edhe futbolli i femrave ka ardhur në rritje si edhe duke ditur që kemi përballë një ndër ekipet më të mira të Europës, është shumë e rëndësishm­e për ne që të bëjmë një përfaqësim sa më të mirë. Objektivi ynë në këto eliminator­e është që të zhvillojmë ndeshje sa më të mira dhe të arrijmë të marrim maksimumin ndaj kundërshta­rëve më të fortë që kemi përballë. Njëkohësis­ht synojmë që të lëmë poshtë nesh Qipron në renditjen e përgjithsh­me”, deklaroi ndër të tjera Armir Grima në prononcimi­n e tij për “FSHF.ORG”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania