Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, Hafizi dhe Ragami nuk firmosin për largimin e Licit

Tekniku: Ekipi ka nevojë edhe për djemtë e rinj

- VLADIMIR MEMA

Një Partizan “i sakat uar” u pa gjatë se ancës së djeshme në Elbasan. Nuk është e thënë që Ilir Daja të punojë një herë me grupin të plotë te Partizani, sepse thuajse gjithnjë ka pasur ndonjë mungesë në skuadër. Kur iu gëzua rikthimit të Theofilus Solomonit, tekniku sheh t’i dëmtohen katër lojtarë të tjerë: kapiteni Alban Hoxha, mbrojtësi Hektor Idrizaj, mesfushori Uilliam Kordeiro Melo dhe qendërmbro­jtësi Eneo Bitri. Mësohet se “gardiani” i portës së kuqe ka një dëmtim të lehtë dhe do të kryejë stërvitje individual­e në palestër, ndaj edhe nuk është bashkuar me grupin ditën e djeshme. E njëjta situatë edhe me Idrizajn, i cili gjithashtu ka vijuar përgatitje­t në palestër, por raportohet se nuk bëhet fjalë për dëmtime të rënda. Shpresohet vetëm që këta lojtarë të rikthehen sa më shpejt të gatshëm për ekipin, për më tepër që gjithnjë e më shumë po flitet për nisjen e kampionati­t. Ndërkohë, braziliani Melo është bashkuar me pjesën tjetër të ekipit në stërvitje, madje është zhveshur për të vijuar përgatitje­t me skuadrën, por nuk ka vazhduar me ta. Pas konsultime­ve me stafin mjekësor, mesfushori u kthye në dhomat e zhveshjes për ta bërë pushim. Edhe për të flitet për një dëmtim, ndërkohë që vetëm ditët e fundit është rikthyer me ekipin në përgatitje, sepse ka vuajtur edhe më parë. Mbetet të shihet nëse do t’i bashkohet në ditët në vijim grupit të lojtarëve apo do të nisë një fazë rikuperimi. Për të kompletuar një ditë “jo” vjen edhe dëmtimi i Eneo Bitrit në fund, i cili lë lojën në mes dhe del mes dhimbjesh nga fusha, pas një lëndimi në këmbë. Pra, sikur të mos i mjaftonte bllokimi i merkatos, Daja duhet t’i bëjë mirë llogaritë edhe me dëmtimet, sepse grupi i plotë për teknikun është kthyer në një sfidë më vete.

MBLEDHJA - Para se të niste seanca stërvitore, tekniku Daja mblodhi skuadrën duke dhënë edhe udhëzimet e tij. Tekniku u ndal kryesisht tek ecuria që kanë pasur djemtë

 ??  ?? Bitri la stërvitjen në mes pas dëmtimit që mori në seancën e djeshme
Bitri la stërvitjen në mes pas dëmtimit që mori në seancën e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania