Panorama Sport (Albania)

Bojkoti, klubet sytë nga qeveria

-

Sinan Idrizi është shprehur se bojkoti i kampionati­t është një idiotësi, duke shtuar se në rast se Flamurtari do të ishte në Superiore do të kishte zbritur në fushë:

KËRKESAT – “Ligji i sponsorizi­mit është interpretu­ar keq, pasi ai ekziston prej disa vitesh në Shqipëri. Nëse ne e ndërtojmë kapitalizm­in nga themelet në sport, atëherë zgjidhja do të jetë. Këta nuk e kanë të qartë se çfarë kërkojnë. Pyesni Kokëdhimën se çfarë kërkon në këtë që po bën. Nëse unë do isha në Superiore do të kisha dalë në fushë. Unë kur kam ardhur në Shqipëri për të investuar për sportin, pashë këtu një situatë shumë të vështirë. Kam parë që shumë klube nuk paguanin taksa në shtet, por paguanin arbitrat dhe lojtarët kundërshta­rë”.

EDI RAMA – “Rama po na krijon mundësinë që të bëjmë llogaritë tona. Ne duhet të bëjmë llogaritë për të ardhmen në sport. Ministria e Financave ka bërë një propozim për ligjin e sponsorizi­mit. Marrëdhëni­a që kam me Ramën, nuk ndikohet nga sporti. Nëse ka një njeri që e do ligjin e sportit ai është Edi Rama”.

ARMAND DUKA – “Ne nuk kemi ekonomi sportesh. Te pallati i sportit në Vlorë, femrat që marrin kupën, nuk kanë ujë të lahen. E gjitha bëhet nga Bashkia. Kjo nuk ndodh, për shkak se ato që duhen investuar aty, i japin rroga. Unë kam votuar kundër Dukës dhe do vazhdoj ta bëj, por nuk e kam puthur”.

BOJKOTI – “Unë nuk e di si do shkojë situata. Nuk kam mend për të dhënë këshilla. Për mua bojkoti është një idiotësi. Të jeni i sigurt që ligji i sportit që do ndërtojë Rama do jetë shumë herë më i mirë se ky që po kërkojnë këta tani. Flasim për ligj të sportit dhe asnjë nga ata zotërinjtë nuk sqarojnë çfarë kërkojnë. Më ka ardhur inat për një gjë, kur ‘Panorama Sport’, shkruante se Flamurtari deklaronte më shumë rroga të paguara, ndërsa klubi kampion i Shqipërisë deklaronte sa 1/10 jonë... Nëse doni të krijojmë një ekip të mirë, atëherë hajde ta bëjmë sipas ligjeve. Nëse krijohet një ekip për kampion, ashtu siç i nxjerrin në Shqipëri, atëherë nuk e dua”, deklaroi Sinan Idrizi në emisionin “Sport Time” transmetua­r në “Super Sport”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania