Panorama Sport (Albania)

“COVID”-I, Reja në stres te Kombëtarja

Trajneri në hall për “finalet” e Ligës së Kombeve, kuqezinjtë regjim karantine

- OLSI TUJANI

Çekia është shteti i parë europian që ndërpreu futbollin për shkak të rasteve të shtuara me Koronaviru­s, ndërkohë që në shumë shtete, kampionate­t po përballen me pamundësi të zhvillimit të ndeshjeve rregullish­t. Mes tyre, edhe në ato skuadra ku gjenden sot futbollist­ët shqiptarë. Kjo bën që edhe për trajnerin Reja situata të jetë alarmante. Qoftë për rastet e dyshuara, por edhe për faktin se numri i lartë i të kontaminua­rve rrit mundësinë që shumë prej skuadrave të refuzojnë ftesën e Kombëtares për kuqezinjtë. EKIPET E SHQIPTARËV­E ME RASTE POZITIVE

Këtë fundjavë, shumë prej kuqezinjve nuk do të zbresin në fushë për shkak se në skuadrat e tyre ka raste të shtuara me Koronaviru­s. Bazel, Osijek, Specia, SPAL, Rexhana, Aris, Nk Gorica, Lokomotiva Zagreb, Shturm Grac janë ekipet në të cilat janë shfaqur disa raste pozitive gjatë ditëve të fundit. Bazeli, ku luan Taulant Xhaka, nuk zhvilloi në fundjavë ndeshjen kundër Zyrihut. Osijek i Eros Grezdës, gjithashtu u paralizua këtë fundjavë, por lojtari prej kohësh është jashtë ekipit për shkak të përsëritje­s së një operacioni në kavilje. Në Itali, ekipet e Specias (Ardian Ismajli), Rexhanës (Arlind Ajeti), SPAL-IT (Etrit Berisha) kanë raste të shfaqura së fundmi. Vetëm Berisha është i konfirmuar negativ, ndërsa për dy mbrojtësit nuk ka ende saktësime nga klubet apo mediat pranë tyre. Tek Aris, ku Ergys Kaçe, është transferua­r këtë sezon, janë shfaqur 19 raste pozitive, mes tyre lojtarë, pjesëtarë të stafit të ekipit apo edhe drejtues, ndaj në fundjavë kjo skuadër nuk do të zbresë në fushë. Te Lokomotiva e Zagrebit (“banda e shqiptarëv­e”) gjithashtu janë shfaqur raste dhe te Shturm Grac (Bekim Balaj), është konfirmuar një i tillë. TRAJNERI NË ALARM

Në ndeshjet e muajit tetor, disa prej kuqezinjve nuk iu përgjigjën ftesës së bërë nga Kombëtarja. Kësisoj, ndërsa një valë e dytë me raste në të gjithë Europën po shtrëngon masat e shteteve, rrezikohet që për dy finalet e muajit nëntor të ketë shtrëngim nga ekipet për kuqezinjtë. Trajneri Edi Reja, ndonëse do të duhet të luajë për dy fitore në sfidat përballë Kazakistan­it dhe Bjellorusi­së në Tiranë, që tani rrezikon të marrë disa përgjigje negative për futbollist­ët që ka në plan të ketë në listë. Ankthi është shtuar tanimë për të gjithë Europën dhe kombëtaret se kjo valë e dytë mund të pezullojë edhe një herë jetën normale futbollist­ike. Pikërisht në momentin kur në disa vende ka nisur edhe rikthimi i tifozëve në përqindje të caktuara, me 20 apo 30% të kapaciteti­t të stadiumeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania