Panorama Sport (Albania)

Muçi premton: Shënoj mbi 15 gola për Tiranën

Sulmuesi i bardhebluv­e: Më kërkojnë disa ekipe europiane, por e ka në dorë klubi

- OLSI AVDIAJ

Ernest Muçi është gati për Tiranën e re. Pas firmës me klubin bardheblu, Muçi ia doli të shënonte edhe në miqësoren me Kastriotin. Në një intervistë për "Panorama Sport", sulmuesi foli për gjithçka, duke filluar nga golat që do të shënojë, merkaton dhe skuadrat që e kërkojnë dhe çfarë pret nga ky kampionat që nuk dihet se kur do të nisë. Muçi realizoi tetë gola në sezonin...

Ernest Muçi është gati për Tiranën e re. Pas firmës me klubin bardheblu, Muçi ia doli të shënonte edhe në miqësoren me Kastriotin. Në një intervistë për "Panorama Sport", sulmuesi foli për gjithçka, duke filluar nga golat që do të shënojë, merkaton dhe skuadrat që e kërkojnë dhe çfarë pret nga ky kampionat që nuk dihet se kur do të nisë. Muçi realizoi tetë gola në sezonin e fundit kampion të Tiranës, shumica duke i shënuar si lojtar zëvendësue­s. Pas largimit të Majkëll Ngosë, ai fitoi vendin e titullarit tek ekipi i Emanuel Egbosë. Kontributi i tij pritet të jetë më se i vlefshëm edhe për këtë edicion për 25 herë kampionët e Shqipërisë.

Ernest, do të jeni sërish pjesë e Tiranës edhe për një vit, pikërisht në sezonin me shumë oferta?

Është vendosur kështu. Kam firmosur edhe për një vit me bardheblut­ë. U vendos kështu, mes klubit dhe menaxherit. Besoj se ishte në të mirën time. Në këto kushte duhet të jap më të mirën në këtë sezon, që të shënoj sa më shumë gola që të ndihmoj ekipin, veten dhe të kaloj në një skuadër tjetër ndoshta në merkaton e verës. Jam i kënaqur dhe i bindur që gjërat do të ecin mirë.

Tek Ernesti është fokusuar vëmendja e të gjithëve, tifozë, skuadër, klub dhe menaxherë. Një barrë e rëndë për një 19vjeçar?

Është një peshë e rëndë. Një gur që duhet të dish ta mbash mbi shpinë. Kur shënon, do të jesh heroi i skuadrës, sepse po bën atë që duan të gjithë. Nëse nuk shënon, atëherë do të të kryqëzojnë. Të gjithë do të të sulen ty. Besoj se jam gati që t'i përballoj të gjitha, të mirat dhe kritikat. Ama qëllimi im parësor është që të shënoj sa më shumë dhe të ndihmoj ekipin e Tiranës për të qenë sërish kampion.

Nuk ju ka dashur fati fare në ndeshjet e Europës. Në çdo sfidë flirtuat me golin...

E vërtetë. E kemi diskutuar disa herë që nuk donte që unë të shënoja. Ndoshta fati del diku tjetër dhe do të ishte diçka e mirë për të gjithë.

Cili është objektivi i Ernest Muçit në këtë sezon, në listën e golave të shënuar? Presidenti ka thënë 15 deri në 20 gola...

Është realisht ky objektivi im. Dua të shënoj nga 15 deri në 20 gola. Duhet ta përmbush këtë objektiv që të jem sa më lart.

Niseni si kampionë dhe skuadra për t'u mundur. Si e shihni veten në këtë situatë të re?

Po, është e vërtetë. Jemi skuadra kampione dhe sytë janë te ne. Kampionati nga ana tjetër do të jetë shumë i luftuar, në çdo ndeshje, madje. Qëllimi ynë është që të luftojmë ndeshje për ndeshje. Të luftojmë shumë duke përsëritur sezonin e shkuar dhe në fund jam i bindur se do të marrim rezultate të mira, të paraqitemi mirë dhe, pse jo, le të fitojmë sërish titullin.

Muçi, Avdijaj, Sasraku. Goxha konkurrenc­ë në sulm për një vend në majën e skuadrës?

Nuk e kam frikë. Konkurrenc­a në sulm është gjë e mirë në një ekip futbolli. Të shtyn që të japësh maksimumin dhe të stërvitesh më shumë.

Të jep qëllim dhe dëshirë t mbash vendin sa më shumë Thjesht të rritesh dhe të nxjer rësh më të mirën nga vetj jote. Po kështu shpresoj q lojtarët që kanë ardhur t bëhen gati dhe të na ndih mojnë për sezonin e ri. Kjo d të na japë krahë.

Cilin shihni kundërsh tarin e Tiranës për rrugën titullit në këtë sezon të Su periores që ende nuk ka fil luar?

Mezi po e presim futbollin Sa për kundërshta­rët në kam pionat janë shumë skuadra t mirë që u ndërtuan në verë Laçi, Teuta, pse jo, dhe Kukë si që është ekip shumë i fortë Duhet t'i luftojmë të gjith skuadrat dhe të shpresojmë q të marrim maksimumin n çdo sfidë.

"Golden boy". Kërkohen nga dhjetëra skuadra euro piane. Si po shkon merkato ja?

Jam shumë i lumtur që lis ta e klubeve që më duan ësh të e madhe. Këtë e ka në dor menaxheri dhe klubi. Nuk di se si do të bien dakord. Pë momentin jam këtu dhe do t jem pjesë e Tiranës për t ardhmen.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania