Panorama Sport (Albania)

“Kumbulla super, më ka marrë malli për Shqipërinë time”

“Cr7-ën e ndalëm me 10 vetë, në Portugali bëmë çmenduri”

-

fund ne barazuam 0-0. Portugalia krijoi shumë raste, goditi disa herë shtyllën, por nuk na shënoi dot. Pastaj më kujtohet një ndeshje tjetër mes kombëtarev­e në Tiranë dhe u përballëm sërish aty. Madje, i kam shënuar edhe gol Portugalis­ë në atë ndeshje, por na mundën në fund me rezultatin 2-1 me një gol të shënuar nga Bruno Alvesh në minutën e 93-të. Ai është i jashtëzako­nshëm dhe për këtë flasin numrat. Për mendimin tim, Ronaldo dhe Mesi janë unikë, ata janë krejt ndryshe dhe më pas është pjesa tjetër që thjesht frymëzohen prej tyre. Të vetmit që mund të ndryshojnë fatin e një ndeshjeje në çdo moment. Shpresoj që të luajnë sa më gjatë, sepse për të parë dy të tjerë si ata do të duhet të kalojnë shumë vite...

Në karrierën tuaj a keni qenë ndonjëherë afër ndonjë skuadre të madhe?

Po, kam qenë shumë pranë Romës në vitin 2007. Drejtori Sartori më pati thënë që mund të shkoja aty dhe ishte një gëzim i madh për mua, por në fund transferim­i nuk u realizua.

Pse?

Sepse prisja që Shabani Nonda të ikte dhe unë të zija vendin e tij. Ai nuk u transferua dot te Gallatasar­aji dhe gjithçka u prish 30 minuta para mbylljes së merkatos. E konsideroj Romën një skuadër të madhe, sepse në ato vite luftonte për titullin.

Meqë përmendët Romën, ju e njihni mirë Kumbullën. Deri ku mund të mbërrijë ai djalosh?

Kur isha trajner i Kombëtares U-19, shkova në Veronë të flisja me Kumbullën që luante me të rinjtë e Veronës. Ai, për fat të keq, nuk luajti në atë ndeshje sepse ishte i dëmtuar, por fola me drejtorin sportiv të tyre dhe trajnerin. Me mua ka luajtur disa ndeshje te Kombëtarja U-19, edhe pse ishte nën moshë. Ai ka pasur një rritje të pabesueshm­e gjatë

10 viteve të fundit dhe të mendosh që nuk ka luajtur asnjëherë në Serinë B. Sezonin e kaluar shkëlqeu me Veronën dhe tani po ia del mjaft mirë te Roma. Ta kesh atë në fushë të jep besim dhe duket më i madh për moshën që ka.

Ju keni trajnuar disa të rinj te Shqipëria. Kush mund të luajë tjetër në Serinë A?

Erald Lakti, djalosh i datëlindje­s 2000, i cili është edhe kapiten i të rinjve të Fiorentinë­s. Klubi e ka dhënë në huazim, por ka cilësi të mira për të qenë një “xhol” në mesfushë, sepse luan si anësor, qendror dhe fantazist. Di të veprojë mirë kur e ka topin në këmbë.

Kur vendosët të bëheshit futbollist?

Kur isha 10 vjeç. Një trajner më pikasi dhe më ftoi të bëhesha pjesë e të rinjve të Partizanit. Shkova dhe gradualish­t arrita deri te Shpresat e Shqipërisë. Ishte një moment më pas kur shumë lojtarë u larguan nga Kombëtarja dhe u krijua hapësirë për mua.

Luftërat ballkanike a e kanë kushtëzuar karrierën tuaj?

Ka pasur një moment të vështirë në Shqipëri nga viti 1995 deri në vitin 1999, por unë jetoja në Tiranë. Lufta ishte mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ne ishim më të qetë, ndonëse patëm probleme. M’u desh të transferoh­esha te Dinamoja e Zagrebit në kampionati­n kroat, që ishte shumë i ndjekur nga menaxherët e klubeve italiane dhe gjermane. Më pas erdhi një telefonatë nga Rexhina që kërkonte një sulmues dhe unë arrita të transferoh­esha në ditën e fundit të merkatos. E njihja Italinë edhe më parë sepse kisha qenë në Romë, Milano dhe Xhenova. Në Shqipëri futbolli italian ndiqet shumë.

Talenti i fundit që është transferua­r nga Dinamoja e Zagrebit është Amer Gjoka që e mori Torinoja. Ç’mendim

10A

11 keni për të?

Është një lojtar i talentuar, por kur të huajt vijnë në Itali, duhet t’u japësh pak kohë.

Cilët kanë qenë mbrojtësit më të vështirë për ty?

Duhet të citoj një grup mbrojtësis­h, jo vetëm një. Mbaj mend që ishte shumë e vështirë kundër Nestës dhe Maldinit, Stamit, Kanavaros, Turamit, Kordobës dhe Samuelit. Ishin të gjithë mbrojtës shumë të fortë dhe me eksperienc­ë ndërkombët­are. Ksihin fituar të gjithë shumë trofe.

Ju jeni diplomuar në ekonomi. Pse zgjodhët këtë degë?

I kam kryer studimet gjatë kohës që luaja futboll. Në Itali mjafton të paguash taksat dhe shkon i jep provimet kur të kesh kohë, ndërkohë që në Shqipëri është ndryshe sepse duhet të studiosh gjithë kohën. Unë kam pasur gjithnjë një raport të mirë me shkollën sepse vija nga një familje profesorës­h: babai ka qenë profesor matematike, ndërsa nëna profesores­hë historie. Zgjodha Ekonomikun, sepse më pëlqente matematika. Kur mbarova studimet, nisa punën për trajner dhe ia dola me sukses të marr të gjitha licencat. Deri tani diploma e Ekonomikut nuk më ka shërbyer për asgjë, por në jetë nuk i dihet kurrë.

Erjon, ku jeton sot?

Jetoj në Salerno, por shumë shpesh shkoj në Shqipëri. Pas pandemisë nuk kam mundur të shkoj më në Tiranë dhe u bënë tetë muaj. Unë dhe bashkëshor­tja kemi 2 fëmijë, një djalë 9 vjeç dhe një vajzë një vjeç e gjysmë. Më mungon familja ime dhe vendi im. Shpresoj që kjo periudhë e keqe të kalojë sa më shpejt. Situata po rëndohet shumë dhe shpresojmë që ta mundim këtë virus që ka trazuar jetët tona dhe të fëmijëve tanë. Duhet të bëjmë sakrifica nëse duam ta kalojmë këtë moment shpejt.

Marrë nga “Il Posticipo.it”

11A

 ??  ?? Përplasje me Shnajderin, në Kievo-inter
Përplasje me Shnajderin, në Kievo-inter
 ??  ?? Duke festuar një gol me Kombëtaren
Duke festuar një gol me Kombëtaren

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania