Panorama Sport (Albania)

Martini: Vllaznia më ka befasuar, por e mund

“Besoj te forma e mirë e ekipit, Hebaj çështje e klubit...”

- ZAMIR QYPI

Teuta luan sot një ndeshje shumë të rëndësishm­e për ecurinë në kampionat, pikërisht ndaj Vllaznisë kryesuese. Durrsakët shkojnë në Shkodër me -6 pikë nga vendi i parë dhe një fitore mund të ndizte shpresën për një parakalim në vazhdimësi. Teuta drejtohet nga një shkodran si Edi Martini, i cili nuk e ka për herë të parë që përballet në “Loro Boriçi” si kundërshta­r. Në konferencë­n për shtyp, Martini pranoi se këtë herë do të ketë më tepër emocione edhe për faktin se ish-skuadra e tij pozicionoh­et në vendin e parë. Trajneri u pyet edhe në lidhje me largimin e mundshëm të Rubin Hebajt, por preferoi të mos komentojë, por as ta përgënjesh­trojë lajmin se lojtari ka kërkuar prishjen e kontratës. Gjithsesi, sa i përket merkatos, Martini është i qetë, pasi ka një skuadër të kompletuar, edhe pse pranoi që mund të ketë ndonjë afrim. Kreu i pankinës durrsake beson se Teuta e tij i ka të gjitha mundësitë që sot të dalë me tri pikë nga Shkodra.

Riktheheni në Shkodër si kundërshta­r, por e gjeni Vllazninë kryesuese. Si e prisni këtë takim?

Është e disata herë që përballem me Vllazninë si trajner i një ekipi tjetër. Këtë herë emocionet janë edhe më të forta sepse po luajmë ndaj një Vllaznie që kryeson klasifikim­in që nga java e parë. Normalisht pres të jetë një ndeshje shumë e vështirë, prandaj edhe emocionet janë më të mëdha këtë herë.

Vllaznia është 6 pikë përpara Teutës, është kjo ndeshja që mund të afrojë skuadrën tuaj edhe më shumë me kreun?

E kam theksuar edhe më parë, ne hyjmë në fushë për të fituar, cilido qoftë kundërshta­ri. E njohim mjaft mirë ekipin shkodran, i dimë pikat e forta dhe të dobëta të tyre. Gjithsesi, fusha tregon gjithçka. Do të kemi vështirësi, por unë besoj te skuadra ime. Do të futemi në fushë për të fituar ndeshjen.

Jeni të befasuar nga ecuria e shkodranëv­e?

Unë i përgëzoj të gjithë te Vllaznia sepse kanë bërë një punë shumë të mirë, që nuk është pritur. Mendoj se kanë luajtur mirë, duke bërë ndeshje të bukura.

Fakti që shënuat tri gola

ndaj Kukësit, është ky një sinjal i mirë për skuadrën që të ketë vazhdimësi edhe në këtë takim delikat?

Na mjafton fitorja, nuk e kam mendjen te golat. E kam ditur edhe më parë se qendërsulm­uesit tanë do të liroheshin sepse ndodhin situata të tilla, pavarësish­t se neve na zgjati pak më shumë seç duhet. Kam besimin e plotë se lojtarët që kam në dispozicio­n janë të aftë që në momente të vështira të gjejnë veten.

Jemi në periudhë merkatoje, çfarë plani keni?

E kam thënë se ekipi është

i kompletuar. Kemi mbyllur vitin e shkuar me një fitore ndaj Kukësit, kështu që nuk kemi problemati­ka të mëdha. Të them të drejtën nuk e kam mendjen te merkato sepse jemi të fokusuar te ndeshjet. Do të ketë ndonjë afrim, por nuk kemi ndonjë pikë të dobët, të cilën duhet me patjetër ta përmirësoj­më.

Si qëndron e vërteta me Hebajn, do të largohet nga Teuta?

Këto janë punët e klubit dhe presidencë­s. Ne jemi të fokusuar te ndeshja, që është tepër e rëndësishm­e. Për të tjerat flasim më vonë.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e fazës së parë në Durrës
Çast nga ndeshja e fazës së parë në Durrës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania