Panorama Sport (Albania)

Bylisi godet në merkato, merr ish-mesfushiri­n e Brazilit U-20

Lorran de Oliveira është afrimi i radhës te ballshiotë­t

-

Ka luajtur me Vasko de Gamën dhe Brazilin U-20, por tani pritet të luaj me Bylisin në Kategorinë Superiore. Pikërisht bëhet fjalë për Lorran de Oliveira Kiuntanilh­a. Pas Spahiut dhe mbrojtësit Samba, ballshiotë­t kanë bërë një goditje në merkato dhe bëhet fjalë për braziliani­n 25-vjeçar që luan në mbrojtje dhe në mesfushë, kryesisht në krahun e majtë. Nga sa bëhet e ditur, Lorran do të jetë pjesë e Bylisit deri në fund të sezonit, por me opsion edhe për një vit tjetër. Lojtari ka një karrierë të pasur, madje është cilësuar si një talent pak vite më parë në Brazil dhe pritet që të bëjë dallimin në Superiore.

Lorran e ka nisur karrierën me Vasko de Gamën, klubin e njohur brazilian, ku ka luajtur deri në 2017-ën, ndërsa më pas në disa ekipe të tjera në Brazil. 25vjeçari ka qenë edhe pjesë e kombëtarev­e të moshave në Brazil, duke luajtur me U-17 dhe U20. Në Europë ai ka luajtur me

Pafos në Qipro, ndërsa tashmë, në Ballsh ai synon që të lërë gjurmë, duke qenë se bëhet fjalë për një lojtar me cilësi të mira teknike. Kjo është një goditje që presidenca ballshiote bën në këtë merkato, ndërsa synohen që të ketë edhe të paktën 2 afrime cilësore, me lojtarë të huaj, por edhe

ndonjë element të talentuar nga tregu vendas. Kujtojmë që presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj nuk u kursye edhe në verë për skuadrën, ndonëse disa nga lojtarët e afruar nuk kishin pritshmëri­të e duhura. Kapllanaj synon tashmë që skuadrës dhe trajnerit Dovedan të mos i mbetet asgjë mangët dhe të jetë solide në pjesën e dytë të garës, duke filluar që nga ndeshja me Tiranën.

SFIDA ME TIRANËN– Bylisi e mbylli me humbje vitin 2020, duke u mundur 4-3 nga Skënderbeu në Korçë. Tani është radha e sfidës me Tiranën, takim i cili do të luhet nesër në orën 13:45 në “Adush Muça”. Mallakastr­iotët do të kërkojnë rikthimin te fitorja edhe pse luajnë një sfidë delikate. Murataj i pezulluar nga plotësimi i numrit katër të kartonëve të verdhë, por që ishte një lëvizje e papritur duke kaluar te Partizani, por edhe sulmuesi Arbër Mehmetllar­i mbetet në dyshim për nesër. Lojtari është drejt riaftësimi­t, por klubi nuk do që të rrezikojë, duke qenë se në Laç nxori shpatullën dhe nuk luajti në dy ndeshjet e fundit me fierakët dhe korçarët. Pjesa tjetër e skuadrës është e gjitha gati për trajnerin Dovedan. ERJON SALIU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania