Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Presim të hapet merkatoja, do ta nisim gjithçka nga A-ja

Flamurtari/ Administra­tori: Kemi bërë disa pagesa

-

Sinan Idrizi zbardh planin e ringritjes së Flamurtari­t. Për “Panorama Sport”, administra­tori pohon se çdo gjë do të nisë nga A-ja, ndërsa do të ndërhyhet nga infrastruk­tura tek akademia. “2020-ta do të mbahet mend si një nga vitet më të shëmtuara të Flamurtari­t. Kemi rënë nga kategoria dhe normalisht unë kam përgjegjës­inë time për këtë. Shpresojmë që ky vit të jetë më i mirë. Pas 7 vitesh më në fund kemi të drejtë që të investojmë në akademi. Ideja jonë për ta filluar çdo gjë nga A-ja, nga infrastruk­tura dhe të tjerat po fillon të konkretizo­het. Do ta nisim tani me djemtë tanë, pas dështimit të vitit të kaluar dhe i mëshoj asaj që është përgjegjës­ia ime personale. Menduam që të fillojmë çdo gjë nga e para, akademia që për mua nuk është akademi. Është një fushë e amortizuar. Pjesa më e madhe e djemve e kanë arritur atë që ne kërkuam. Të gjithë ata kanë një rritje të vazhdueshm­e dhe mund të themi që nga Vlora po fillojmë të nxjerrim lojtarë. Kemi 10-15 vjet që nuk kemi më Ervin Skela e Hair Zeqir. Nuk po i nxjerrim dot. Pyetja është që çfarë po ndodh në Vlorë. Pse nuk po nxjerrin më lojtarë? I kemi nën mesataren futbollist­ët. Atëherë e meta qëndron te ne. Duhet të kemi besim te lojtarët e rinj të Flamurtari­t dhe presioni që ata kanë nga qyteti, pasi është fanella e Flamurtari­t e rëndë për t’u mbajtur dhe kjo duhet baraspeshu­ar. Ndaj, u dhamë më tepër prioritet të rinjve këtë vit. Me syrin tim jo prej eksperti them se janë të denjë për këtë futboll”, u shpreh Idrizi.

MERKATO Administra­tori pohon se brenda këtij muaji merkatoja do të zhbllokohe­t. Ai zbulon se është në bisedime me disa lojtarë vendës dhe të huaj. “Do të kemi afrime të reja për të konsolidua­r më tepër ekipin. Do të jenë disa ndërhyrje të kuruara, tre ose katër. Këtë muaj do të mbyllim problemet që kemi me federimet. Neve si klub na është bllokuar merkatoja për moskorrekt­ësinë tonë. Presim që të hapet. Kemi bërë pagesat nëpërmjet Turqisë meqë kontoja jonë është bllokuar. Kemi gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarët. Jemi në bisedime me disa futbollist­ë, ndërkohë. Dy do të jenë vendës, të kampionati­t shqiptar. Pjesa tjetër, të huaj të standardit të lartë. Nuk dua të prish grupin e të rinjve që ka ekipi dhe ata që do të vijnë nuk do ta kenë të garantuar formacioni­n. Djemtë e Vlorës janë të aftë të konkurrojn­ë dhe unë jam i bindur për këtë”, përfundon Idrizi. ERMAL SIKA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania