Panorama Sport (Albania)

Dinamo nis merkaton, merr mesfushori­n Bilali

Ka edhe largime nga kryeqyteta­sit, Jaupaj drejt Kosovës

- SKERDILAID SULOZEQI

Nis merkatoja për Di namon. Ashtu sikundër pati paralajmër­uar vetë administra­tori Ermal Barushi, përforcimi i parë do të vinte në mesfushë. Goditja e parë është pikërisht për këtë repart dhe bëhet fjalë për Dejvi Bilalin. Lojtari në fjalë vjen nga Vora (ku është aktivizuar për 477 minuta pas 6 ndeshjesh), por gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Vllaznia, Teuta, Besa, Turbina, Elbasani, Egnatia. Ishte vetë klubi që konfirmoi marrëveshj­en me 24vjeçarin, i cili është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i 18herë kampionëve të Shqipërisë. Ai është vënë direkt nën urdhrat e stafit teknik. Megjithatë, me përforcime­t nuk do të mbyllen këtu llogaritë. Klubi po punon për dy afrime të tjera, me të cilat mund të kompletohe­t edhe organika për pjesën e mbetur të sezonit. Kryeqyteta­sit duan ngjitjen në elitë dhe për t’ia dalë, pretendojn­ë që të kenë çdo rol të dubluar, por edhe një stol të bollshëm e me cilësi. Nuk mund të mos kishte edhe rrjedhje. Përfundimi­sht është larguar Ardit Jaupaj. Sulmuesi

ka prishur marrëveshj­en me konsensus, për mungesë hapësire. Beratasi ka gjetur ekip në Kosovë, atje ku pritet që të ketë minuta dhe përfitime më të mëdha financiare. Sakaq, skuadra ka vazhduar përgatitje­t edhe dje. Paradite janë ushtruar në palestër,

ndërsa gjatë mesditës në fushë. Ardhja e italianëve Françesko Moriero e Fabricio Mikoli në stol ka shtuar ndjeshëm entuziazmi­n në radhët e ekipit. Lojtarët po shfaqin “xixa” në çdo seancë, pasi kërkojnë të bindin stafin teknik për të zënë një vend në formacioni­n titullar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania