Panorama Sport (Albania)

Prestige e fillon vitin me fitore, “përshëndet” me goleadë Delegatët

FUTBOLL/ Tjetër sukses në kampionati­n 6x6 që organizon FSHF

-

Prestige e nis vitin 2021 me një paraqitje tepër pozitive, duke bindur si me lojë ashtu edhe me rezultat në kampionati­n kombëtar të futbollit me 6 lojtarë që organizohe­t nën logon e FSHF-SË. Ashtu sikurse ka ndodhur në të gjitha sfidat e këtij edicioni, Prestige koleksiono­i një tjetër triumf në shifra të thella, teksa shpartallo­i mbrëmjen e djeshme skuadrën e quajtur Delegatët. Takimi i luajtur në kompleksin “Football Republic” në kryeqytet u dominua totalisht nga Prestige e kjo tregohet qartë nga vetë rezultati. Pesë gola të Çakrrit,

tre të Xhepajt si dhe nga një i Mërtirit e Shimës vulosën fitoren 10-1 për ekipin e drejtuar nga Andi Koçi. NDESHJA - Ndryshe nga herët e tjera, Prestige paraqitej në këtë përballje pa lojtarë stoli, teksa Myrta, Antoni, Mërtiri, Çakrri, Xhepaj dhe Shima u

aktivizuan gjatë gjithë takimit. Vetëm 2 minuta lojë i mjaftuan Prestige për të gjetur avantazhin, ku ishte Çakrri ai që i zhbllokoi shifrat. Prestige si gjithnjë luan rrjedhshëm, me qarkullim të dendur e të shpejtë të topit, si dhe me lojtarë që ndërrojnë thuajse

pas çdo pasimi pozicionet. Delegatët e kanë shumë të vështirë t’i përgjigjen këtij ritmi, teksa provojnë të krijojnë ndonjë rast sporadik me veprime individual­e. Mërtiri dhe Xhepaj i dërgojnë shifrat në 3-0, ndërsa pjesa e parë mbyllet 3-1 me një gol të shënuar në sekondat e fundit nga Delegatët. Fraksioni i dytë i lojës fillon i qetë, ndërsa Prestige hap serinë e golave me Çakrrin që e dërgon rezultatin në 4-1. Xhepaj shmang portierin dhe shënon të pestin, ndërsa Çakrri nga një pozicion i prirët i dërgon shifrat në 6-1.

Shima nuk fal përballë porte, kurse Çakrri “shtrin” portierin me një lëvizje të bukur dhe më pas e ndal topin në rrjetë. Më tej ka vend për një tjetër gol të Çakrrit, ndërsa është Xhepaj ai që e vulos takimin duke realizuar edhe golin e dhjetë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania