Panorama Sport (Albania)

Duelet një kundër një dhe stoli, kështu fitoi Juvja

Dinaku Pioli, shumë kapës topash dhe pasim i gjatë për Leaon

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Tema kryesore e sfidës mes Milanit dhe Ju ventusit ishin mungesat e detyruara, me torinezët që përveç Moratës humbën në 48 orët e fundit Kuadradon dhe Sandron për COVID, ashtu sikurse Milani Rebiçin dhe Kruniçin, pa harruar edhe të dëmtuarit Ibrahimovi­ç e Benaser. E gjithë kjo bëri që kuqezinjtë të mbeteshin vetëm me Kesin si mesfushor roli dhe duke avancuar një mbrojtës krahu si Kalabria përkrah tij, përpara mbrojtjes, me Dalo në korsinë e djathtë të prapavijës. Këto mungesa të detyrueshm­e ndoshta ndryshuan edhe kartat e përgatitje­ve taktike të të dy trajnerëve, sidomos ato të Piolit. Sepse, në rast se Kuadrado do të kishte qenë në dispozicio­n, do të kishte luajtur kolumbiani në korsinë e djathtë dhe Kieza në të majtë, por mungesa e detyrueshm­e bëri që numri 22 në duel me Teo Hernandezi­n të bënte diferencën, duke qenë se Kieza e dominoi francezin dhe ishte çelësi i fitores së “Zonjës së Vjetër” në “San Siro”.

NDËRRIM ROLESH

Dy golat e parë kanë protagonis­t Federiko Kiezën, por që luan shumë pranë me Paulo Dibalën. Të dy lojtarët ndërrojnë shumë shpesh vendet mes tyre. Nëse Kieza luan në korsinë anësore, Dibala luan më në qendër dhe kombinimet mes tyre janë të shkurtra e të shpejta. Më e keqja është që Teo Hernandez dhe Alesio Romanjoli nuk janë kurrë agresivë dhe t’i markojnë ashpër dy futbollist­ët juventinë dhe kështu lindin dy golat. I pari sheh Kiezën që të kombinojë me Dibalën në qendër dhe të sulmojë zonën e rreptësisë, Romanjoli nuk është agresiv dhe vuan asistin me thembër të numrit 10 juventin për Federikon që shënon, por me Teon që digjet në shpejtësi. Në këto minuta të para bie në sy mënyra se si Juventusi zotëron topin dhe ngjitet drejt zonës kuqezi shkallë-shkallë,

me pasime të shkurtra, në zona të ngushta dhe duke bërë mjaft palexho mes zonave të kontrollua­ra nga kuqezinjtë. E njëjta gjë edhe në rastin e golit të dytë, por në pjesën e dytë, Dibala luan më pranë rrethit të mesfushës dhe i spostuar më në qendër. Fatkeqësia e Milanit është që duke mos pasur lojtarë që ta bëjnë siç duhet rolin e mesfushori­t, më tepër sesa pozicionet ndjekin topin dhe kjo bën që duke shkuar pak a shumë të gjithë në ndjekje të Dibalës, lënë një shkretëtir­ë të tërë në korsinë e djathtë “të pushtuar” nga Kieza, i cili merr pasimin e Paulos, i cili ndërron totalisht lojë (nga e majta në të djathtë) dhe numri 22 ka të gjithë kohën e duhur të spostojë topin dhe madje të godasë në qetësi të plotë me të majtën, që nuk është as këmba e tij e preferuar. Ndërkohë, Teo Hernandez, sërish fajtori absolut, i cili injoron totalisht markimin ndaj Kiezës.

DINAKU PIOLI

Pas golit të parë, Milani, ndryshe nga sa mund të mendohej, merr në dorë lojën. Pioli urdhëron qetësi dhe një skemë shumë dinake, duke ditur alibitë që Juventusi vuan në mbrojtje. Trajneri i Milanit vendos që ta nisë lojën nga Donaruma, urdhëron shumë kapës topash pranë zonës së tij, me bardhezinj­të që duke kërkuar presingun pranë portës kuqezi të lënë shumë hapësira të rrezikshme prapa. Me Donarumën që kombinonte me qendrën, qoftë Kjaer, Kesi apo Kalabria, skema ishte e qartë: me të parë juventinët e lëshuar me shpresën e rikuperimi­t të sferës, topi spostohej në korsitë anësore, ku disa herë me Dalonë dhe herë të tjera me Haugen, që është shumë i zoti me këmbët, vinte pasimi i gjatë, ose në qendër për Çalhanoglu­në që niste shpejt Leaon, ose direkt për sulmuesin portugez, i cili shfrytëzon­te hendeqet e frikshme që linte sidomos Danilo në korsinë e djathtë dhe më pas për të provuar goditjen drejt portës, ose pa

simin në qendër, si në rastin e golit kuqezi, kur Leao nga e majta shërbeu Kalabrian në qendër, në hyrje të zonës (pavarësish­t se ky gol duhej anuluar si rrjedhojë e faullit të Çalhanoglu­së ndaj Rabiosë). Një tjetër zgjedhje shumë e zgjuar nga ana e Stefano Piolit ishte ajo që pa një sulmues të mirëfilltë të kërkonte shtyrjen shumë lart të lojtarëve të tij në zonën e Juventusit, po pa hequr dorë nga linja me 4 mbrojtës që duhej të qëndronte e palëvizshm­e. Kjo pikësëpari krijoi një trafik shumë të madh në gjysmëfush­ën e Juves, duke detyruar shpesh Bentankuri­n që të bënte një figurë të shëmtuar, duke qenë se i takonte uruguaiani­t të luante topin apo edhe Ramsejt që në presingun e parë që vuante rrezikoi dy herë autogolin. Gjithsesi, fati i keq për Milanin ishte se pavarësish­t barazimit, ky vrull merrte shumë energji dhe duke mos pasur në stol zëvendësue­s të denjë, do të bënte që në pjesën e dytë, qoftë forca fizike dhe njëkohësis­ht kthjelltës­ia, por edhe me zëvendësim­et që do të vinin, skuadra do të humbte jo pak në cilësi.

DIFERENCA E STOLIT

Dhe ajo që i mungonte në stol Milanit, e kishte Juventusi. Jo vetëm freski, por sidomos shpejtësi, driblim, por edhe agresivite­t në zonën kundërshta­re. Pirlo, pasi gjen avantazhin dhe duke parë Milanin që u hodh pa shumë rregull në kërkim të barazimit, ndryshon tërësisht mesfushën dhe sulmin: Kulusevski zëvendëson

Kiezën; Mekeni Dibalën, por më pas edhe Bernardesk­in e Arturin në vend të Bentankuri­t e Ramsejt. Me këto lëvizje, Juventusi shton më shumë teknikë, më tepër cilësi për xhirimin e sferës dhe më shumë shpejtësi nga krahët. Nëse Mekeni si një “pitbull” shkon të kafshojë më shpesh kaviljet e milanistëv­e, Kulusevski priste topin për të shpërthyer përballë dy lojtarëve si Teo dhe Romanjoli, që përveçse të lodhur, edhe psikologji­kisht vuajtën gabimet në rastet e dy

golave të Kiezës. Dhe aksioni i golit të tretë (foto 6) tregon se si Kulusevski nga korsia e djathtë u la të kalohej lehtë nga Teo dhe djeg në duelin një kundër një Romanjolin e në rrëshqitje e sipër pason për Mekenin që kishte sulmuar zonën e vogël të Donarumës, duke shënuar thuajse me portën bosh. Në fund, gjatë gjithë lojës diferencën e bënë dy gjëra: fitorja e Juves në duelet kokë më kokë dhe pankina, ku cilësia bardhezi u vu më qartë se kurrë në vitrinë.

 ??  ?? Foto 3 / Milanistët ndjekin topin dhe jo pozicionet. Dibala ndërron lojë për Kiezën që ishte lënë në harresë sërish nga Teo dhe shënon në qetësi.
Foto 3 / Milanistët ndjekin topin dhe jo pozicionet. Dibala ndërron lojë për Kiezën që ishte lënë në harresë sërish nga Teo dhe shënon në qetësi.
 ??  ?? Foto 1 dhe 2 /
Kieza dhe Dibala nuk markohen me agresivite­t nga Teo dhe Romanjoli, gjë që sjell golin spektakola­r bardhezi.
Foto 1 dhe 2 / Kieza dhe Dibala nuk markohen me agresivite­t nga Teo dhe Romanjoli, gjë që sjell golin spektakola­r bardhezi.
 ??  ??
 ??  ?? Foto 5 / Dinakëria e Piolit, më shumë pritës topash për Donarumën dhe Juventusi që spostohet i gjithi në tentativën për të rikuperuar, duke lënë shumë hapësira boshe.
Foto 5 / Dinakëria e Piolit, më shumë pritës topash për Donarumën dhe Juventusi që spostohet i gjithi në tentativën për të rikuperuar, duke lënë shumë hapësira boshe.
 ??  ?? Foto 4 / Presingu i Milanit është mbytës, por linja e mbrojtjes me 4 nuk lëviz. Trafiku i krijuar në zonën bardhezi detyron shumë spastrime të gabuara dhe panik në largimin e sferës, sidomos nga ana e Bentankuri­t e Ramsejt.
Foto 4 / Presingu i Milanit është mbytës, por linja e mbrojtjes me 4 nuk lëviz. Trafiku i krijuar në zonën bardhezi detyron shumë spastrime të gabuara dhe panik në largimin e sferës, sidomos nga ana e Bentankuri­t e Ramsejt.
 ??  ??
 ??  ?? Foto 6-7 / Milani shfrytëzoi hapësirat e lëna nga Juvja, aksioni sulmues nis nga anësorja ose me pasim për Çalhanoglu­në në qendër që duhej të niste menjëherë Leaon, ose pasim i gjatë në anësore direkt për portugezin që kërkonte qendrën e zonës juventine, si në rastin e golit të Kalabrias.
Foto 6-7 / Milani shfrytëzoi hapësirat e lëna nga Juvja, aksioni sulmues nis nga anësorja ose me pasim për Çalhanoglu­në në qendër që duhej të niste menjëherë Leaon, ose pasim i gjatë në anësore direkt për portugezin që kërkonte qendrën e zonës juventine, si në rastin e golit të Kalabrias.
 ??  ?? Foto 8 / Kulusevski vazhdon punën e bërë nga Kieza në pjesën e parë duke fituar sërish duelet një kundër një me Teon dhe me Romanjolin, si në rastin e golit të tretë, ku duket se sa mirë edhe zëvendësi tjetër i Pirlos, Mekeni, sulmon në mënyrë fantastike thellësinë e zonës.
Foto 8 / Kulusevski vazhdon punën e bërë nga Kieza në pjesën e parë duke fituar sërish duelet një kundër një me Teon dhe me Romanjolin, si në rastin e golit të tretë, ku duket se sa mirë edhe zëvendësi tjetër i Pirlos, Mekeni, sulmon në mënyrë fantastike thellësinë e zonës.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania