Panorama Sport (Albania)

Shkëndija të Dibalës, a u rikthye “Joya”?

-

Ato seanca stërvitore me goditje në fund të stërvitjes treguar nga Kieza po u shërbejnë mbi të gjitha më të rinjve, por edhe Paulo Dibalës për të rigjetur veten: procesi i përmirësim­it vazhdon dhe jep sinjale shumë inkurajues­e. Pas rikthimit titullar dhe golit, Dibala hyri në fazën tre: atë të rikuperimi­t të magjisë. Asistime thembër pas së cilit Kieza zhbllokoi rezultatin është një moment që i lë të gjithë gojëhapur. Ky është Dibala i vërtetë, kjo është ajo çka ai mund të japë, këto janë magjitë e tij që mund të hapin një ndeshje. Asisti i dytë, më i zakonshëm, është një hap i vogël drejt fazës së katërt: vazhdimësi­së.

VAZHDIMËSI­A – Në këtë fazë nuk kemi hyrë ende. Argjentina­si edhe kundër Milanit e nisi shkëlqyesh­ëm, luajti 30 minuta në nivelin më të lartë, pastaj lëshoi disa shkëndija të tjera, përpara se të linte fushën pas pushimit sepse nuk ndihej mirë. Ajo temperatur­ë gjatë javës nuk e lejoi që të ishte në formën më të mirë fizike në “San Siro”, por sidoqoftë vendimtar. Ka mjaftueshë­m gjurmë të lëna nga “La Joya” dhe nga njëri si ky, Juve nuk mund të heqë dorë pasi ai të gjejë vazhdimësi­në për 90 minuta. Pastaj, sigurisht, duhet të jetë në fushë disa ndeshje radhazi. Ky është një problem i bukur për Pirlon. Dhe këtë problem mund t’ia zgjidhë edhe problemi muskulor i Moratës, i cili do të mungojë me Sasuolon ndeshjen e tretë radhazi (pas Udinezes dhe Milanit) dhe do të kërkojë të rikthehet kundër Interit.

QËNDRUESHM­ËRIA – Në dy ndeshjet e 2021-shit, Dibala ka shënuar një gol e ka dhënë 2 asiste, duke konfirmuar se është në rrugën e duhur. Por ka ende çështje që duhen zgjidhur, si pozicioni dhe përputhshm­ëria. Kulusevski, i cili nuk mund të aktivizohe­t në të njëjtën kohë, sepse kalon në të njëjtat shina, ndien nevojën për ta gjetur argjentina­sin më pranë zonës. Pastaj është çështja “Ronaldo”: vetëm 1 ndeshje nuk mund të bëjë statistikë, por ka mundësi që mbrëmja e vështirë e portugezit të ketë ardhur edhe prej mungesës së Moratës, më funksional në hapjen e hapësirave. Pirlo nuk ka pasur dhe nuk ka shumë kohë për të punuar në stërvitje, por hap pas hapi, duke besuar te përmirësim­i i gjendjes fizike, do ta përfshijë përfundimi­sht Dibalën në projektin teknik. Hipoteza e tredhëmbës­hit mbetet e largët, por nga Dibala i vërtetë, me shkëndija më të shpeshta, nuk është e lehtë për të hequr dorë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania