Panorama Sport (Albania)

Poltronë treshe për titullin, por kujdes Romën

-

Milani që bie për herë të parë, Interi që del i mundur me Sampin dhe blici i Juventusit në “San Siro” po i japin gjithnjë e më formë situatës së klasifikim­it në optikën për titull: duket se po formësohet një poltronë me ngjyrat kuqezi, zikaltër dhe bardhezi. Me kampionët që duhet të rikuperojn­ë ndeshjen me Napolin dhe Roma-inter e Interjuve në dy javët e ardhshme të kampionati­t, shumë shpejt do t’i kemi idetë më të qarta. KATËR TË PARAT – Sepse në këtë diskutim nuk duhet lënë jashtë Roma, që përkundraz­i në këtë moment duket se është më mirë, duke qenë në një guaskë që 4 të parat i ndan me vetëm 7 pikë dhe ka të gjitha argumentet e vlefshme për të justifikua­r garën për fronin. Dhe merkatoja që përfundon në 1 shkurt mund të dhurojë surpriza që mund të ndikojnë në gjykimet dhe parashikim­et. Humbja e parë pas 27 ndeshjesh nuk duhet të sjellë një gjykim të nxituar, duke qenë se Milani mbetet e njëjta skuadër e atyre precedentë­ve të ndeshjes së “San Siro”-s: objektivi i skuadrës së Piolit është të hyjë në zonën Champions, por në të njëjtën kohë, edhe me 7 mungesa, qëndroi shumë mirë përballë Juves. Por, tani ka nevojë për një ndihmë nga merkatoja: Maldini dhe Masara e dinin që përpara rasteve të reja me Koronaviru­s, por tani është përforcuar. Megjithatë, organizimi dhe qetësia e kuqezinjve të bëjnë të mendosh se do të qëndrojnë për një kohë të gjatë të mbërthyer në trenin e titullit. Diskutim i ngjashëm edhe për Interin, pavarësish­t se është në një situatë të ndryshme nga komshinjtë. Skuadra është më e madhe (edhe pse Konte mendon se është johomogjen­e), jashtë Europës dhe “gati e dënuar” për të triumfuar në Itali. Humbja në Xhenova erdhi gjatë një dite të keqe, por vetëm një fitore kundër Romës mund të largojë hijet e dyshimit që qarkullojn­ë ende rreth zikaltërve, dyshime legjitime pas 10 viteve pa trofe, por të pamerituar­a duke marrë parasysh 8 fitoret radhazi pas të cilave vinin. Ndërsa Juventusi rindezi motorët në “San Siro”, duke konfirmuar se ka individual­itetet më të mira dhe nuk dështon në përballjet direkte. Pirlo duhet të gjejë më shumë vazhdimësi loje dhe rezultates­h, pak më e vështirë duke marrë parasysh pengesat e shumta (mes dëmtimeve dhe rasteve pozitive), por më e lehtë duke i hedhur një sy stolit të gjatë. Mbeten ende dyshime për rreziqet e mbrojtjes së rreshtuar shumë poshtë dhe për qarkullimi­n e topit ndonjëherë të tepruar, por është e pamundur që të mos mendosh që “Zonja” do të jetë atje deri në fund. Pastaj Roma që po gjen zgjidhjet e duhura, meritë e Fonsekës, i cili po fiton të drejtën për të kërkuar përforcime te drejtori i ri sportiv Pinto. Kryeqyteta­sit duhet të kenë kujdes vetëm veten e tyre. Po gjetën ekuilibrin e duhur, mund ta thonë edhe ata fjalën e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania