Panorama Sport (Albania)

Hazard: Me VAR s’ka emocione, ja çfarë do të merrja nga Mesi e CR7

Belgu feston 30-vjetorin: Nëse nuk argëtohem, tërhiqem

-

Nëse Eden Hazard do të zgjidhte nga një cilësi të Kristiano Ronaldos, Lionel Mesit dhe Zinedin Zidanit ai nuk ka dyshime. Është shumë i qartë në gjithçka. Ditën e djeshme festoi 30-vjetorin e lindjes dhe në një intervistë zbulon dëshirat për të ardhmen. “Goditjet me të majtën do t’i doja t’i kisha si të Lionel Mesit, ndërsa nga Ronaldo doja të merrja dëshirën për të fituar, për të punuar dhe për të mos u ndalur asnjëherë”, tregon sulmuesi belg. Idhulli i tij është Zinedin Zidan dhe Eden prej tij donte klasin. “Edhe unë kam klas, por ai ka më shumë. Do të më pëlqente shumë që të kisha klasin e Zidanit në fushën e lojës”, vazhdoi më tej.

VAR - “I heq emocionet futbollit. Ne tani shënojmë dhe pastaj pyesnim se çfarë do të ndodhë. Sigurisht që teknologji­a ka korrigjuar shumë gabime, por edhe gjërat e padrejta janë të bukura në futboll. Nuk kam asnjë dyshim nëse do të më duhet të zgjedh: Pa VAR”.

RIKELME - “Nëse do të udhëtoja në kohë për të luajtur me një futbollist, do të zgjidhja dy: Zidanin dhe Henrinë. Por, me këta kam pasur njohje dhe afrimitet, prandaj do të zgjidhja një tjetër: Rikelmen. Kur isha më i ri, i shihja të gjitha videot e tij. Do të më pëlqente që të isha në fushën e lojës dhe të flisja me të. Do të ishte gjeniale”.

VITI I RI - “Shpresoj që të përmirësoh­em shumë këtë sezon. Dua shëndet dhe gjithçka t’i rikthehet normalitet­it. Ky virus po dëmton njerëzit. Dua që të jap më të mirën në fushën e lojës për Realin”.

TËRHEQJA - “Nuk mund të flas për këtë gjë. Ndonjëherë mendoj që ta

lë futbollin kur të përfundoj kontratën me Realin, por gjithçka varet nga dëmtimet. Nëse trupi do të më lërë të qetë, atëherë do të vazhdoj. Në të kundërt, nuk do të arrij as moshën 35-vjeçare. Unë kam nevojë të argëtohem, por kjo nuk

po ndodh”.

KARRIERA - “Unë do të zgjedh ndeshjen time të parë si profesioni­st me Lilën, atë të parën me Çelsin dhe debutimin me Realin. Thonë se herët e para nuk harrohen, apo jo”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania