Panorama Sport (Albania)

Aston Vila me COVID, Liverpuli pret fitoren në tavolinë

Klop: Prej pandemisë nuk blejmë dot një mbrojtës

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Këtë fundjavë Pre mier Liga pushon dhe ia lë skenën raundit të tretë të Kupës FA. Por kaosi i Koronaviru­sit nuk e toleron as kompeticio­nin më të vjetër të futbollit në botë dhe ndeshja e parë e këtij raundi, Aston Vila– Liverpul sot në orën 20:45 është seriozisht në dyshim për t’u luajtur. Klubi nga Birmingemi njoftoi ditën e enjte se një numër i konsiderue­shëm futbollist­ësh dhe pjesëtarës­h të stafit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 pas raundit të fundit të testimeve, duke sjellë anulimin e stërvitjes së fundit të skuadrës dhe mbylljen e qendrës së tyre stërvitore. Konferenca për shtyp e trajnerit Din Smith e planifikua­r për orën 14:00 u shty, ndërsa klubi negocionte me Federatën Angleze dhe Premier Ligën nëse ndeshja mund të luhet apo jo ditën e sotme. Rregullorj­a e Fa-së thekson se klubet mund ta luajnë ndeshjen nëse kanë 14 lojtarë në dispozicio­n dhe kërkesa e tyre për ta shtyrë ndeshjen mund të refuzohet, duke bërë që “Villains” ta humbasin ndeshjen në tavolinë.

KLOP – Jyrgen Klop i cili është në krizë dëmtimesh në qendër të mbrojtjes për shkak të kalendarit të ngjeshur që ka shkaktuar pandemia, tha në konferencë­n e tij se për shkak të virusit është e pamundur që ai të transferoj­ë një qendërmbro­jtës gjatë merkatos së këtij muaji. Kampionët e Anglisë kanë humbur Van Dajkun dhe Xho Gomezin për këtë sezon dhe Matip është gjithashtu i dëmtuar, duke bërë që në ndeshjen e fundit kundër Sauthempto­nit, ai të rreshtonte dy mesfushorë në zemër të prapavijës, Fabinjon dhe Hendersoni­n. “Unë nuk mund ta them me siguri se nuk do të bëjmë ndonjë transferim gjatë janarit, por kjo ka pak gjasa që të ndodhë për shkak të situatës financiare që ka shkaktuar virusi në botë. Nuk duhet të harrojmë se kjo është një situatë e vështirë për të gjithë njerëzit dhe për klubet e futbollit gjithashtu. Mund të ketë disa klube që nuk kanë absolutish­t asnjë problem financiar, por Liverpuli është një klub gjithnjë shumë i përgjegjsh­ëm për gjërat që bën”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania