Panorama Sport (Albania)

Duhet një Lukaku i dytë, Interi nis “sfilatën”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Kur luan dallohet, kur mungon gjithashtu. Për faktin se ekziston një Inter me Lukakun dhe një pa të. Kur belgu nuk është në fushë ose nuk luan nga minuta e parë, zikaltrit hasin vështirësi. Në dy ndeshje ka munguar për dëmtim këtë vit dhe skuadra e Kontes ka dalë nga fusha pa fitore. E para kundër Parmës në kampionat (2-2), tjetra kundër Realit të Madridit në Ligën e Kampioneve (humbje 3-2). Ndërsa kundër Sasuolos, Atalantës dhe Sampit, ndeshjet ku ish-lojtari i Junajtid ka hyrë në fushë nga stoli, ka ardhur vetëm një fitore kundër De Zerbit, më pas një barazim (me Gasperinin) dhe një humbje 2-1 kundër Ranierit të mërkurën. ALTERNATIV­AT NË

SKUADËR - Varësi nga Lukaku, pra. Për faktin se numri 9 zikaltër nuk është vetëm sulmuesi kryesor (16 gola në 20 ndeshje, 12 në Serinë A dhe 4 në Ligën e Kampioneve), por është edhe elementi rreth së cilit rrotullohe­t skuadra. Pikëmbësht­etje e një loje vertikale ku belgut i shkojnë gjithë pasimet. Partneri i tij është Lautaro, që ndoshta nuk do të jetë një lojtar prej 25 golash për kampionat por pjesën e tij e bën gjithmonë: 10 gola në sezon, 9 në Serinë A. Alternativ­a është Aleksis Sançez, për momentin më shumë asistmen se realizues. Kundër Sampdorias gaboi penalltinë e radhës në karrierë: 8 nga 12 të fundit të goditura. Këtë vit, si rezervë, ka shënuar vetëm 2 gola. Sezonin e kaluar 4 në 22 ndeshje të Serisë A. Golavarazh­i i tij më i mirë është tri vite larg: 24 realizime me Arsenalin në Premier Ligë në sezonin 2016-'17 (30 në total). Një tjetër Sançez, një tjetër skuadër, një tjetër rol në brendësi të saj. Po Pinamonti? Mbetet si sulmues i katërt, por duhet të largohet në huazim. I blinduar me një kontratë deri në vitin 2024 me 2 milionë euro neto në vit, 10 gola në dy sezonet e fundit në Serinë A mes Frozinones dhe Xhenoas, 21-vjeçari ka grumbullua­r vetëm tri prezenca duke luajtur vetëm 45 minuta (2 në kampionat dhe 1 në Ligën e Kampioneve). Ndër të tjera, jeton prej muajsh me një problem në kavilje. PËRFORCIME­T MUNDSHME -

Prioriteti i Interit është një zëvendës i Lukakut dhe për momentin emrat më të përmendur janë dy: Eder dhe Pele, ish-dyshja e sulmit të Italisë së Kontes në Euro 2016. I pari, 34 vjeç, ka luajtur me zikaltrit nga viti 2016 në 2018. Ishte një tjetër Inter, por italo-braziliani e njeh mirë ambientin (14 gola në 86 ndeshje). Pas dy sezonesh në Kinë te Jiangsu mund të përqafojë sërish zikaltrit. I dyti ndodhet po në Kinë prej pesë sezonesh, te Shandong Luneng, ku përfiton 15 milionë euro në sezon. Në Serinë A ka shënuar vetëm një gol: Parma-leçe 33, në 2012-ën, kur luante mes verdhebluv­e. Emrat e tjerë mbeten pothuajse të njëjtit, lojtarë ndër të tjera shumë ndryshe mes tyre por secili funksional në mënyrën e tij: Zhervinjo i Parmës (i kërkuar nga vetë Konte edhe verën e kaluar) dhe Gomez, në raporte jo të mira me Atalantën. Me përjashtim të ndonjë emri të papritur, sulmuesi që do të afrohet (nëse do të afrohet) do të peshkohet nga ky grup. Përpara blerjeve, megjithatë, Interi duhet të sistemojë Eriksenin dhe Pinamontin, zëvendësi i Lukakut varet nga daljet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania