Panorama Sport (Albania)

Latifi bën histori në Hungari, milioner në ligën e... tretë

- ILIR CARA

Historia e pabesueshm­e e transformi­mit të ishlojtari­t të Kombëtares dhe Skënderbeu­t, Liridon Latifit, ka tërhequr vëmendjen e mediave hungareze dhe austriake. Portali hungarez "444.hu" përshkroi trajektore­n në rënie të Latifit që në 2017-ën kaloi nga Skënderbeu tek Akademia Pushkash, klubi i kryeminist­rit hungarez Viktor Orban. Asokohe Latifi vlerësohej nga "transferma­rkt" me 825 mijë euro dhe që u shit për afro 1 milion euro. Ai konsideroh­ej lojtari më i shtrenjtë në Kategorinë Superiore. U transferua me bujë, por që në fillim aventura e Latifit tek Akademia Pushkash nisi keq, pasi ai nuk bindi. Ai u përdor rrallë te skuadra e kryeminist­rit Orban, klub i cili mbështetet financiari­sht nga ndërmarrje­t shtetërore. Në përshkrimi­n e historisë së Latifit, portali hungarez u referohet shkrimeve të mediave shqiptare, ku u tha se mesfushori sakrifikoi karrierën e tij për paratë që mund të përfitonte në Hungari, pasi bëhet fjalë për një rrogë 25 mijë euro në muaj, shumë të cilën e përfiton edhe tani që ka përfunduar te skuadra e dytë e Akademisë Pushkash. Paraqitja e tij e fundit në elitën e futbollit hungarez ka qenë në prill të 2019ës. Klubi hungarez prej kohësh është mundur që ta heqë "qafe" Latifin, në mënyrë që të shpëtojë nga paga e lartë ose ta shesë për të zbutur sadopak investimin e bërë. Në sezonin 2019-2020 Akademi Pushkash e huazoi Latifin te moldavët e Sherif Tiraspolit, me shpresën për ta shitur në fund të sezonit. Por, pas përfundimi­t të periudhës së huazimit, Sherifi e ktheu mbrapsht Latifin. Duke mos i gjetur treg në verë, si dhe jashtë planeve të ekipit të parë, klubi e spostoi 26-vjeçarin te skuadra e dytë, e cila militon në ligën e tretë, ku luhet një futboll thuajse amator. Por, edhe në divizionin e tretë Latifi nuk po shkëlqen, pasi në 13 ndeshje ka shënuar 3 gola. Për herë të fundit për ekipin e dytë luajti kundër ZTE II në nëntor, kur ai u zëvendësua që në pjesën e parë. Media hungareze shkruan se kjo gjë nuk e shqetëson Latifin, pasi rrogën e majme e përfiton edhe si futbollist i ligës së tretë, shumë e cila konsideroh­et si e pabesueshm­e për një lojtar që aktivizohe­t në këtë kategori inferiore. Edhe pse vlera i ka rënë në 300 mijë euro, Akademia Pushkash nuk po gjen treg për ta shitur Latifin, pasi kontrata i mbron këtë verë.

 ??  ?? LIRIDON LATIFI 26 vjeç, mesfushor
LIRIDON LATIFI 26 vjeç, mesfushor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania