Panorama Sport (Albania)

Libohova pranon dështimet e Ligës Profesioni­ste

-

Krijimi i Ligës Profesioni­ste u konsiderua si një lajm i mirë për futbollin shqiptar, por me kalimin e kohës edhe ky institucio­n ka hyrë në vegjetim, duke mos sjellë asnjë risi. Dy aksiomat e ligës të ndërmarra në fillim të sezonit deri tani kanë rezultuar pa rezultat konkret, pikërisht bojkoti i kampionati­t dhe shitja e emrit të veprimtari­së së Kategorisë Superiore. Në prononcimi­n e dhënë së fundmi për "Top Channel" presidenti i Ligës Profesioni­ste, Edvin Libohova, pohoi se bojkoti në këndvështr­imin e tij ishte diçka që dha rezultat, ndonëse kërkesa kryesore nuk është plotësuar akoma nga qeveria. "Vetësakrif­ikimi i Ligës e kreu funksionin, pasi qeveria më në fund kuptoi nevojat e sportit. Disa u gjëra u bënë, por jo ligji i sponsorizi­mit që ishte më kryesori. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona, por jo me bojkot, pasi edhe bojkoti ka pasojat e veta. Këtu nuk bëhet fjalë për të zgjidhur problemet e një sezoni, por për të ardhmen e futbollit shqiptar", u shpreh fillimisht Libohova, i cili më tej pranon dështimin me procedurat e shitjes së emrit të Kategorisë Superiore. "U bë gjithçka me nxitim, tani do të fillojmë procedurat që në mars për sezonin e ardhshëm në shtator. Atëherë ishte një çmim 10 milionë lekë (të rinj), por tani që do të jetë më afatgjatë oferta, do të ndryshojë edhe çmimi". Ndonëse procesi i shitjes u bë sipas procedurës së parashikua­r, "Panorama Sport" ka mësuar se ofertat që mbërritën kanë qenë vetëm dy dhe maksimumi i ofruar nuk ka qenë më shumë se 120 mijë euro. Kjo shumë nuk i ka bindur presidentë­t e klubeve që formojnë Ligën, kështu që procedura është shtyrë, me shpresën e gjetjes së një ofruesi potent, që mund të sillte më shumë përfitime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania