Panorama Sport (Albania)

Mallkimi, Kjaer dhe Çalhanoglu mbajnë në ankth “Djallin”

-

Ante Rebiç dhe Rade Kruniç ishin dy lojtarët e rezultuar pozitivë në testin ANTI-COVID përpara ndeshjes me Juven. Dyshja do të mungojë për të paktën dy javë, por kohët mund të zgjaten në rast se vonon negativizi­mi i tyre. Në listë në orët e fundit janë shtuar edhe Simon Kjaer me Hakan Çalhanoglu­në. Danezi luajti të gjithë pjesën e dytë kundër Juves me një fashaturë të madhe në kofshë dhe po lufton me kohën për të qenë gati për takimin e nesërm me Torinon në kampionat. Situatë pak a shumë e njëjtë për Hakan Çalhanoglu­në që gjithashtu doli duke çaluar nga humbja e së mërkurës në kampionat. Turku ka dëmtuar kaviljen dhe do të mungojë ndaj Torinos, por situata e tij mban në ankth kuqezinjtë edhe për sfidat e ardhshme.

DREJT SHËRIMIT - Rikthimi i Tonalit nga skualifiki­mi dhe ai i afërt i Benaserit e qetësojnë disi Piolin për mesfushën, teksa edhe në sulm priten risi nga infermieri­a. Dy ditë më parë Zlatan Ibrahimovi­ç me anë të një postimi dha sinjale rikthimi dhe lajmi pozitiv për Piolin mund të vijë në kuadër të sfidës me Kaljari, siç e konfirmoi edhe vetë trajneri në konferencë­n për shtyp pas ndeshjes me Juven. Suedezi do të bëjë një test të fundit të martën e ardhshme, çka mund të bëjë që të jetë i disponuesh­ëm për takimin në Sardenjë. Pak a shumë të njëjtat afate për Ismael Benaserin të cilin Pioli nuk ka ndërmend ta rrezikojë. Dëmtimi në kofshë ka kaluar e së shpejti algjeriani mund t'i bashkohet grupit, teksa si afat duket ndeshja ndaj Torinos në Kupën e Italisë të mërkurën e ardhshme. VONESAT - Dilemat më të mëdha kanë të bëjnë me Aleksis Selemekers­in. Belgu ka një tërheqje dhe po ndjek kurat e fizioterap­isë, ndërsa do t'i nënshtrohe­t një kontrolli nga ku do të merren vesh afatet e rikthimit që gjithsesi nuk do të jenë më herët se fundi i muajit. Edhe Mateo Gabia mund të punojë me qetësi, teksa rikthimi i tij pritet për në shkurt.

 ??  ??
 ??  ?? Maldini i dorëzon çmimin Hakan Çalhanoglu­së
Maldini i dorëzon çmimin Hakan Çalhanoglu­së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania