Panorama Sport (Albania)

Zhbllokohe­t Tirana, ofertë ofertë bomberit bomberit Ibraimi Ibraimi

Bylisi akuzon kampionët për Mëllugjën, Osmani konfirmon Seferin

- OLSI AVDIAJ

Tirana merr frymë lir isht. Merkatoja u zh bllokua dhe bardheblut­ë mund të regjistroj­në lojtarë sa të duan në këtë periudhë transferim­esh dimërore. Pas një operacioni urgjent, bardheblut­ë ia dolën që të bëjnë marrëveshj­e me skuadrën marokene të Kazablankë­s dhe të paguajnë një shumë të madhe parash që merkatoja të zhbllokohe­j. Edhe pse Tirana ende nuk ka saktësuar se për cilin lojtar bëhet fjalë, burime jozyrtare bëjnë me dije se bardheblut­ë kanë paguar rreth 170 mijë euro (shifër jozyrtare) si pjesë të parë të detyrimit për ekipin që ka fituar gjyqin, Ujadad Kazablanka. Palët kanë rënë dakord dhe pas transferim­it të parave është njoftuar FIFA që ka liruar sistemin, që Tirana të regjistroj­ë lojtarë të rinj. Pesë ditë më parë, Tirana u trondit nga vendimi i FIFA-S për bllokimin e merkatos së janarit të sezonit 2020-2021 për shkak të një detyrimi prej 300 mijë eurosh ndaj ish-lojtarit të bardhebluv­e Moktar Cise. Tirana bëri me dije se në këtë histori me sulmuesin nga Mali ishte palë e tretë. "KF Tirana njofton se ka zgjidhur përfundimi­sht çështjen e bllokimit të merkatos. Pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA-S bëjmë me dije se dje është hapur sërish mundësia e transferim­it të lojtarëve”, shkruante klubi Tirana.

Ashtu siç ishte paralajmër­uar, Tirana ka diskutuar me klubin maroken dhe FIFA-N për zgjidhjen e çështjes. Bardheblut­ë duhet të paraqisnin para FIFA-S mandatin e pagesës dhe marrëveshj­en me kundërshta­rët. Këtë gjë e bënë menjëherë pas tri ditësh nga njoftimi i bllokimit të merkatos.

- Historia e Cisesë dhe Tiranës është pak e çuditshme. Lojtari nga Mali ishte pronë e Kazablankë­s. Në mes të 2016-ës, ai nisi një betejë ligjore me ish-klubin e tij, pikërisht para se të vinte te Tirana. Në qershor 2016 ai prish kontratën me klubin e mëparshëm dhe largohet nga Kazablanka, ndërsa çështja mes palëve përfundon në FIFA. Në gusht të 2016-ës ai firmos me Tiranën. Kazablanka bllokon regjistrim­in, ndërsa Tirana merr një leje të përkohshme federimi më 13 tetor, por gjyqi mes palëve vazhdon në FIFA. Gjyqi vazhdoi edhe pas largimit të Cisesë nga bardheblut­ë. Cise fiton gjyqin me Kazablankë­n (e pakonfirmu­ar), por kjo e fundit hedh në gjyq Tiranën dhe në 16 gusht të 2019-ës, klubi bardheblu si palë e tretë duhet të paguante dëmshpërbl­im të majmë më shumë se 200 mijë euro, pasi kishte firmosur me një lojtar që ishte nën kontratë me një skuadër tjetër. Ka edhe një version tjetër, që Cise humb gjyqin dhe FIFA, duke mos ia marrë dot lojtarit shumën e gjobës, ia ka ngarkuar Tiranës detyrimin. Klubi bardheblu apelon vendimin, duke e çuar çështjen në KAS Lozanë. Më datë 7 shtator 2020, KAS Lozana njofton Tiranën se ka refuzuar apelin e klubit shqiptar, duke lënë në fuqi vendimin e FIFA-SË të datës 16 gusht 2019. Vendimi i KAS ka numrin "CAS 2020/A/6744 Tirana FK v. Klubi Athletik Ujadad".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania