Panorama Sport (Albania)

Tallashi në fushë, çadra e Brdariç dhe festa e çmendur

-

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme në Shkodër, e cila hapi javën e 13-të të Superiores.

* Shiu i vazhdueshë­m që ka afro 15 ditë që vazhdon në Shkodër nuk ka ndikuar në cilësinë e fushës së stadiumit “Loro Boriçi”. Edhe dje gjatë gjithë ndeshjes reshjet kanë qenë të pranishme, por ajo që ra në sy ishte një vijëzim i fushës jo i zakonshëm. Në vend të vizimit të bardhë, drejtuesit e stadiumit vendosën të rikthejnë tallashin e famshëm. Në këtë mënyrë, vetëm një orë para ndeshjes ata vijëzuan fushën me pluhur druri, sidomos tek zona e 16 metrave.

* Lojtarët e Vllaznisë bënë vetëm 20 minuta nxehmje para startit të takimit, ndërsa durrsakët qëndrua në fushë për 32 minuta. * Grupimi i tifozëve kuqeblu, “Power 12”, ka mbështetur ekipin nga një kënd i stadiumit, prej ku kishte mundësi edhe të ndiqnin sadopak ndeshje. Ovacionet e tyre janë dëgjuar jo pak në stadium. * Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka përdorur një çadër gjatë gjithë ndeshjes si mburojë për t’u mos u lagur. Në momentin kur shënoi Hoxhaj, gjermani e flaku çadrën dhe festoi si i çmendur. Ndërsa Edi Martini i Teutës kishte vendosur në kokë kapuçin e xhupit.

* I pari që u ndëshkua me kartonin e verdhë në përballjen me Teutën ishte Isaevski, i cili në ndeshjen e parë në Durrës mori të kuq. Si për koincidenc­ë, edhe këtë herë u trembën në staf për maqedonasi­n, i cili u ruajt jo pak gjatë ndeshjes. Por, gjithsesi sërish shkodranët nuk i shpëtuan të kuqit, pasi u ndëshkua Ardit Hoxhaj. Dhe si për ironi të fatit, të dyja herët kur Vllaznia ka mbetur me 10 lojtarë, kanë qenë në ndeshjet ndaj Teutës këtë kampionat.

* Shkakton irritim ndërprerja e ndeshjes pas një aksioni premtues të Vllaznisë në fundin e pjesës së parë. Arbitri Cjapi nuk kishte dhënë minuta shtesë dhe sapo u plotësua 45-minutëshi vërshëlleu. Në këtë moment trajneri Brdariç u pa shumë i acaruar, ndërsa lojtarët kuqeblu i tregonin kryesorit orën elektronik­e të stadiumit.

* Atmosferë elektrizue­se në dhomën e zhveshjes së ekipit shkodran pas ndeshjes së djeshme, duke filluar nga kryebashki­akja Ademi, të gjithë drejtuesit e tjerë dhe lojtarët. Në dalje të stadiumit lojtarët janë pritur si heronj nga qindra tifozë. Trajneri Brdariç dhe golashënue­si Ardit Hoxhaj janë pritur me ovacione. Në qytet, tifozët kanë shëtitur me makina duke festuar sikur Vllaznia dje të kishte fituar titullin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania