Panorama Sport (Albania)

Brdariç: Kam skuadër luksi, në Shkodër urrej vetëm... shiun

-

Vllaznia arriti një fitore fantastike ndaj Teutës, me rezultatin 1-0, duke thelluar diferencën në +9 nga vendi i dytë që momentalis­ht mbahet nga durrsakët. Në prononcimi­n pas ndeshjes trajneri i skuadrës shkodrane, Brdariç, rrëfeu disa prapaskena interesant­e për ndeshjen.

NDESHJA - “Jam krenar për lojën e skuadrës sime. Ishte një fitore e rëndësishm­e për Vllazninë dhe qytetin e Shkodrës. Bëmë ndeshje jashtëzako­nisht të mirë. Shënuam një gol, por mund të shënonim më shumë. Ka detaje të vogla për të përmirësua­r, por në përgjithës­i jam i kënaqur”.

TITULLI - “Nuk dua të flas për kampionati­n, sepse është një sezon i gjatë, ka edhe 23 ndeshje. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Le ta shijojmë këtë fitore dhe më pas të mendojmë për të ardhmen”.

KARTONI I KUQ - “Nëse shikoj pamjet, dallohet që është ndërhyrje e ashpër. Ardit Hoxhaj nuk kishte qëllim ta dëmtonte lojtarin kundërshta­r, por kur shikoj pamjet, të jem i sinqertë, ndërhyrja ishte për karton të kuq. Pavarësish­t se në ato momente tentova të mbroja lojtarin tim, mendoj se ndëshkimi ka qenë i drejtë”.

SKEMA FITUESE - “Kemi folur më parë për disa zgjidhje. Ne duam të luajmë me këtë stil sepse është lojë ofensive që e pëlqej unë dhe lojtarët. Unë dua që lojtarët e mi të kënaqen, sepse pa lojtarët e mi nuk bëj asgjë. Bisedova me futbollist­ët në pushim dhe pati efekt, sepse në fillimin e pjesës së dytë, që në aksionin e tretë u bë aksioni që shënuam”.

MESFUSHA - “Çdo njeri mund të jetë surprizuar. Kemi nisur kampionati­n me skemën 3-5-2. Kam lojtarë që mund t’i adoptoj me skema të ndryshme. Këtë e kemi bërë edhe sot (dje). Mund ta ndryshoj modulin e lojës gjatë ndeshjes, sepse e kam luksin”.

MBAJTJA E ÇADRËS “Është pak për të qeshur kjo puna e çadrës, por unë e urrej shiun, nuk dua të sëmurem e të mos jem pranë skuadrës. Në Sh

kodër bie pa fund shi, kjo është e vetmja mënyrë për të mos u lagur. E urrej shiun”.

LICENCA PËR NË EUROPË “E dimë situatën. Po punojnë

shumë, po punojnë Xhafer dhe bashkia për zgjidhjen kësaj situate, që kur të jet momenti, nëse Vllaznia shko në Europë, të ketë mundës të luajë”, u shpreh Brdariç.

 ?? FOTO: F.HAZISLLARI ?? Martini dhe Brdariç para ndeshjes së djeshme
FOTO: F.HAZISLLARI Martini dhe Brdariç para ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania