Panorama Sport (Albania)

Martini: Vllaznia e meritoi, bëmë ndeshjen më të keqe

-

Trajneri i Teutës, Edi Martini, është shfaqur shumë i zhgënjyer për humbjen e ditës së djeshme, teksa ka thënë se Vllaznia e meritoi fitoren. “Nuk jam i shqetësuar për humbjen e parë në kampionat, pasi Vllaznia e meritoi fitoren për lojën që bëri. Kemi bërë ndeshjen më të keqe të kampionati­t. Nuk arritëm të kontrollon­im lojën. Vllaznia ishte më e freskët, luajti më mirë dhe kishin kontrollin e lojës me 10 lojtarë. Duken shumë 9 pikë, por kampionati është shumë i gjatë. Për mënyrën se si ne luajtëm, Vllaznia e meritoi fitoren. E njihnim mirë kundërshta­rin. E dinim se çfarë është në gjendje të bëjë çdo lojtar dhe duhet të ishim më të qartë, por e pranoj që ishte një ditë e keqe për ne. Nuk ishim mirë fizikisht dhe kjo bëri diferencën”, tha fillimisht Martini në “Supersport”, pas ndeshjes. DIFERENCAT

Sipas Edi Martinit, diferenca u bë në disa gabime elementare gjatë kësaj ndeshjeje, pasi Teuta gaboi në mesin e fushës, por edhe në mënyrën se si markuan lojtarët e tij rivalët në fushë. “Po ta shikojmë ndeshjen në tërësi, në minutat e para ne bëmë një lojë të mirë. Pastaj bëmë gabime elementare në mesin e fushës, ndërsa ata ishin më mirë aty. E patëm të vështirë edhe qarkullimi­n e topit, diçka që e kemi pasur mirë”, shtoi Martini. Paraqitja zhgënjyese e skuadrës dje e bëri trajnerin të ndryshonte mendje edhe për merkaton, duke pranuar se gjatë janarit mund të ketë dy ose tri afrime. Deri në fund të vitit, për shkak edhe të një kontigjent­i realisht të pasur me lojtarë, trajneri shkodran e kishte shmangur fjalën “merkato”. “Presim këto ditë ndonjë lëvizje, por është e vështirë që të marrim futbollist­ë të mirë tani. Mendoj se do të bëjmë 2-3 afrime”, deklaroi trajneri i Teutës. Në fund ai nuk e ka kursyer edhe një batutë për të birin, Diegon, që pak orë para ndeshjes ishte shprehur se pavarësish­t se babai ishte trajner i Teutës, ai nuk mund të hiqte dorë nga Vllaznia dhe do të bënte tifo për kuqeblutë. “Djali tifoz me Vllazninë sot? Do të flas me atë sot (dje) në shtëpi...”, u shpreh Martini.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania