Panorama Sport (Albania)

Zbulohen kërkesat e Resulit, Paulo: Ja pse erdha në Vlorë

-

Paulo Rikardo mbetet “peng” prej merkatos së bllokuar. Edhe pse i është bashkuar Flamurtari­t prej disa ditësh, ende nuk mund të flitet për firmë. Ndonëse kanë domosdoshm­ëri për të pasuruar organikën, FIFA nuk ka dhënë akoma “viston” për të federuar lojtarë. Nëse gjithçka shkon sipas planeve dhe premtimit që bëri Sinan Idrizi, atëherë sulmuesi do të ulet me drejtuesit për të nënshkruar dhe qenë gati për pjesën e dytë të sezonit. Një lojtar i tillë do t’i bënte mjaft punë stafit teknik. Pasi e ka vëzhguar në disa video

dhe në stërvitje, trajneri ka dhënë dritën jeshile për të. Ai do të jetë pjesë e Flamurtari­t, por mbetet të shihet çfarë do të ndodhë me merkaton. Pavarësish­t se nuk ka nënshkruar ende, Paulo Rikardo ndihet i lumtur në Vlorë. Për “Panorama Sport” ai tregon arsyet pse bëri këtë

zgjedhje: “Jam duke u përgatitur me grupin. Ndihem mirë. Jam i respektuar si nga drejtuesit ashtu edhe nga shokët e skuadrës. Kam ardhur për të dhënë maksimumin tim. E di që Flamurtari ka një emër të madh dhe do të bëj më të mirën për këtë fanellë”.

MERKATO - Edhe portieri Shpëtim

Moçka po stërvitet tashmë me ekipin. Rikthimi i tij e ka qetësuar shumë Dritan Resulin, kur njihet përvoja që ka vlonjati në portë. Nga ana tjetër, klubi po tenton afrimin e disa lojtarëve të tjerë për të kompletuar boshllëqet. “Panorama Sport” mëson se Dritan Resuli dhe drejtuesit po punojnë për të blerë elementë për disa pozicione. Ndër kërkesat e trajnerit është afrimi i një qendërmbro­jtësi, i dy mesfushorë­ve, por keq nuk do të ishte as ndonjë sulmues. Kontaktet kanë nisur me disa emra, të cilët kanë përvojë në kampionati­n shqiptar, por nuk përjashtoh­et as tregu i huaj. ERMAL SIKA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania