Panorama Sport (Albania)

Elbasani, Elbasani, “pazar” “pazar” në në Japoni Japoni

Gati edhe një sulmues nga Egnatia, kërkimet tani zhvendosen për mbrojtjen

- VLADIMIR MEMA

Elbasani nuk po di të ndalet në merkato, duke qenë një nga skuadrat më aktive të janarit. Pas afrimit të lojtarëve nga Brazili dhe Afrika, verdheblut­ë janë zhvendosur në Japoni. Juto Matsuno i është bashkuar skuadrës ditën e djeshme, duke e çuar në 4 numrin e përforcime­ve. Ai është fantazist, por më së miri mund të luajë edhe pas sulmuesve. Gjatë provave të bëra në stërvitjen e parë, ka mahnitur stafin teknik dhe pritet që klubi të mos hezitojë dhe ta federojë për pjesën e mbetur të sezonit. Për të tentuar mbijetesën, Elbasani ka vendosur që të bëhet... universal. Misioni nuk do të jetë aspak i lehtë, kur sheh mangësinë e pikëve. E megjithatë, elbasanasi­t nuk kanë në plan që të dorëzohen pa luftuar. Me skuadrën që po transformo­het, mendojnë se shanset për të shpëtuar do të rriten. Një nga lojtarët e afruar rishtas është larguar. Bëhet fjalë për afrikanin Kuje, i cili luante në sulm. Ai nuk ka bindur dhe stafi teknik nuk e pa të nevojshme që ta vijonte aventurën me verdheblut­ë. Ndërsa Ribeiro, Andres, Kalu dhe Solomon vazhdojnë të stërviten. Sakaq, verdheblut­ë sot do të luajnë

miqësore me Gramshin, e cila do t’i shërbejë trajnerit për të parë edhe prurjet.

TË TJERËT

“Pazar” po bëjnë edhe në Kategorinë e Parë. I radhës që pritet të afrohet është Klejvis Elezi, i cili ka qenë pjesë e Egnatias. Sulmuesi njihet

mirë nga Anxhelo Suta dhe, me shumë gjasa, 19-vjeçari do të zbresë në fushë që sot. Pas disa goditjeve në fazën ofensive, sytë këto ditë do të hidhen te prapavija. Edhe pse janë piketuar disa lojtarë, problem mbeten kontratat me ekipet e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania