Panorama Sport (Albania)

Përmbytet fusha dhe aneksi, ekipi mbyllet në kalçeto

-

Reshjet e dendura që kanë pushtuar Shqipërinë, kanë krijuar kolaps edhe në futboll. Probleme po hasin jo vetëm qytetarët dhe automjetet në lëvizjen e tyre, por edhe ekipet që po përgatiten për rinisjen e kampionate­ve. I tillë është rasti i Besëlidhje­s, që dje është përballur me një stadium të përmbytur. Shiu e kishte bërë impiantin (sikundër duket edhe në foto) jo funksional. Skuadra është detyruar të stërvitet dje në kalçeto, pasi jo vetëm fusha e saj, por edhe aneksi ishin zaptuar prej ujit. Kështu ka vepruar trajneri Sinan Bardhi dje, për të vijuar normalisht përgatitje­t. Në Lezhë shpresojnë që kushtet klimaterik­e të normalizoh­en brenda fundjavës, pasi duan që të hënën të zbresin në fushë me bar natyral. Më 16 janar starton Kategoria e Parë, ndaj koha nuk premton. Lezhjanët nuk janë aspak në pozita komode, ndaj fazën e dytë duan që ta nisin me “vrull”. Për sot skuadra e ka gjetur zgjidhjen, pasi do të shkojë në Kavajë për të luajtur një miqësore me Besën vendëse. Ky test do t’i shërbejë stafit teknik për të parë edhe afrimet e bëra në këtë merkato dimri dhe, pse jo, për të vendosur nëse janë gati që të firmosin apo jo. Kujtojmë se pjesë e Besëlidhje­s janë bërë tre serbë (Nikolla Milanoviç, Marko Milovanovi­ç dhe David Angjelkovi­ç) dhe 2 vëllezërit lezhjanë Ruben dhe Redon Danaj. Serbët kthehen vetëm sot në tokë shqiptare, pasi kishin udhëtuar drejt vendlindje­s për të festuar Krishtlind­jet sipas kalendarit të tyre (që ishin më 7 janar). Me prurjet nuk janë mbyllur ende llogaritë, pasi të tjerë lojtarë do t’i bashkohen skuadrës. PRENG GJIKOLA

 ??  ?? Pamje nga fusha dhe aneksi, të përmbytura nga shiu
Pamje nga fusha dhe aneksi, të përmbytura nga shiu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania