Panorama Sport (Albania)

U ikën edhe Da Silva, Besa po vuan në merkato

Asnjë përforcim me peshë, huazimet shihen si... shpëtim

- FERIZ FERIZAJ

Besa po vuan në mer kato. Ata lojtarë që i kanë pasur në plane, nuk po i sigurojnë dot. Duket se është tregu kosovar ai që i tërheq më shumë lojtarët nga Shqipëria, duke lënë “thatë” edhe kavajasit. Shpëtimi i vetëm për verdhezinj­të shihen vetëm huazimet, pasi alternativ­a të tjera nuk kanë. Nga futbollist­ët që luajtën në radhët e Besës gjatë periudhës tetor-dhjetor, jo të gjithë mbetën të kënaqur. Minutazhi minimal ka bërë që të shohin si zgjidhje largimin. Mesfushori

Mateo Levendi ndërpreu marrëdhëni­et me klubin për këtë shkak dhe prej ditësh i është bashkuar Erzenit. Megjithatë, rrjedhjet vazhdojnë. Pikërisht dje ka ikur një futbollist dhe motivi është i njëjti: mungesa e hapësirës. Bëhet fjalë për portugezin Roxherio Migel Reis da Silva, sulmuesin 25-vjeçar nga Portugalia. Ai ka prishur me mirëkuptim kontratën me verdhezinj­të, duke u bërë largimi i dytë. Da Silva u aktivizua rregullish­t në miqësoret para sezonit dhe në Kupë, por në kampionat nuk e bindi dot trajnerin për t’i dhënë një vend si titullar. Duket se ambiciet e tij nuk janë përmbushur dhe dje ka shpallur “divorcin”. Për momentin, afrim i vetëm te Besa mund të konsideroh­et kosovari 17-vjeçar Alban Hyseni. Ky i fundit nuk shihet si lojtar i momentit, por i perspektiv­ës. Burime pranë presidenti­t Nexhat Bizhdili saktësojnë se Besa është bërë pishman që lejoi Iran Gonçalvezi­n të shkonte te Teuta. Duke mos pasur fort hapësira te durrsakët, verdhezinj­të kanë kërkuar ta rikthejnë, por durrsakët nuk kanë pranuar ta japin as në formë huazimi. Trajneri Artan Mërgjyshi e thotë hapur se Goncalvez do t’i bënte mjaft punë Besës së tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania