Panorama Sport (Albania)

Erzeni ngec me Tërbunin, Bubeqi “sytë” te merkatoja

-

Tërbuni ka luajtur të parën miqësore për vitin 2021. Kjo i ka paraprirë takimit zyrtar që do të zhvillohet të mërkurën e 13 janarit kundër Bulqizës. Kundërshta­r zgjodhën Erzenin e Kategorisë së Dytë dhe gjithçka në Yrshek është mbyllur në barazim 1 me 1. Kanë qenë shijakasit të parët ata që kanë kërkuar golin, por nuk ia kanë dalë. Pukjanët janë kundërpërg­jigjur me Bahollin, por edhe ky nuk ia ka dalë të tundë rrjetën e miqve. Pesë minuta para se të mbyllej kjo pjesë, skuadra e Dorian Bubeqit arrin të zhbllokojë shifrat me Dajën. Edhe pjesa e dyta ka pasur të njëjtën pamje, ndonëse i riktheu ekipet me ndryshime në 11-she.

Skuadra e Edmond Dalipit ishte më kërkuese dhe në të 70-ën barazoi me një penallti të kthyer në gol prej Kekos. Deri në fërshëllim­ën e fundit të gjyqtarit, nuk ka pasur gola të tjerë. Trajneri i Tërbunit u shpreh i kënaqur me paraqitjen e të tijve, ndërsa tha: “Ky takim më ka vlejtur shumë për të përgatitur takimin e parë të kësaj faze, që do ta luajmë me Bulqizën. Jam i kënaqur se si shkoi miqësoja, por edhe nga dy lojtarët e afruar në këtë merkato, Gjoka dhe Baholli”. Homologu i tij i Erzenit vlerëson lojën, ndonëse sheh ende si ngërç finalizimi­n. “Jam i kënaqur me lojën, por problemi më i madh qëndron akoma me finalizimi­n. I kam kërkuar klubit me patjetër një lojtar sulmues dhe një qendërmbro­jtës me eksperienc­ë. Për sa u përket lojtarëve që sapo kemi marrë, janë paraqitur mirë dhe u përshtaten plotësisht skemave tona”, tha Dorian Bubeqi. D.PEMA/ E.DERVISHI

Rahova).

Trajner:

Trajner:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania