Panorama Sport (Albania)

Pogradeci e nis vitin me “manita”, argëtohet me Maliqin

-

Pogradeci “shpërthen” në miqësore, mund 5 me 2 Maliqin. E para ndeshje për këtë vit ka kaluar me sukses për liqenorët. Përballja ka nisur e ekuilibrua­r në minutat e para, e megjithatë në të 18-ën mendoi Topllari të zhbllokont­e shifrat. Pas një topi të ulur me kokë nga Dragoj, sulmuesi nuk fal. Reagojnë shpejt maliqarët me Cankën që gjuan nga distanca, por me vështirësi Berberi devijon, i ndihmuar edhe nga shtylla pingule. Janë sërish vendësit që dyfishojnë me Pengun në të 25-ën. Ky i fundit, pas një topi të dhënë nga Manellari, depërton nga e djathta, gjuan tokazi dhe 2-0. Presingu i vendësve vazhdon dhe në të 36-ën Topllari përfiton nga terreni i rrëshqitsh­ëm dhe trefishon për liqenorët. Dhjetë minutat e fundit folën për maliqarët, por pa arritur të finalizojn­ë. Me fillimin e së dytës, ka shumë ndryshime në formacione. Laçka shpërthen direkt dhe në harkun e 7 minutave që realizon një dopietë (në të 50’ dhe 57’), duke çuar rezultatin në 5-0. Maliqarët kanë ngushtuar me Dario Kame nga pika e bardhë e penalltisë dhe Demollarin me një gjuajtje në afërsi të portës. Trajneri Ardian Abazaj ka marrë sinjale të mira nga lojtarët e Pogradecit, gjë që e pohoi edhe për gazetën pas miqësores: “E kishim të domosdoshm­e një ndeshje të tillë, pasi nuk luajmë javën e parë. Më vjen mirë që Pengu dhe Laçka shënuan, veç të zakonshmit Topllari. Ky i fundit do të jetë pikë referimi në sulm me Dragojin. Gjithsesi, loja ka treguar se ekipi do të ketë vazhdimësi pozitive”. ROMEO XINXIFI

Trajner:

Trajner:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania