Panorama Sport (Albania)

Mbrojtja nuk... mbron më

-

Zyra e ndërlikime­ve (pak a shumë) të lehta është rihapur. E nuk ka asgjë për të festuar, tek Interi, specialist në dëmtimin e vetes. Sepse është e vërtetë, Xhiani Brera kishte të drejtë, ndeshja perfekte përfundon 0-0 dhe nuk parashikon gabime. Kujdes, megjithatë, ka gabime e gabime. E atëherë të bëjmë një lojë, meqenëse viti 2021 i skuadrës së Antonio Kontes, në shifrat mbrojtëse ka nisur me një tendencë antipatike, 2 gola të pësuara për ndeshje dhe seria e fitoreve radhazi e ndërprerë. OK, ekuilibri i humbur, OK kundërgodi­tja psikologji­ke e pësuar në Gjenovë pas penalltisë së gabuar nga Sançez. Por, ka edhe më shumë. Konte është një teorik i ekselencës, pa të, thotë ai, është e pamundur të fitosh. Vlen edhe për kurën e detajeve. Te zikaltrit nga 30 golat e pësuar deri tani mes kampionati­t dhe Champions-it, së paku 11 burojnë nga gabime të mëdha ose “dhurata”, për ta thënë si Konte, ose më saktë pakujdesi individual­e episodike. Më shumë se 1/3-ta e totalit, statistikë që alarmon dhe që thërret vëmendjen e individëve, akoma më përpara se ekuilibrat e skuadrës.

NAIVITETE - Këtu arsyetohet në bashkësi, faza mbrojtëse dhe jo mbrojtja, pra është e kotë të mendohet vetëm te trio Shkriniar-de Vraj-bastoni. Tashmë luajnë vetëm ata, të dielën me Romën do të jetë ndeshja numër 12 radhazi e tyre. Rrotacioni është rralluar, veçanërish­t tani që është dëmtuar edhe D’ambrozio. Megjithatë, gabimet i përfshijnë të gjithë. Dhurata e fundit për kundërshta­rët ka qenë e Barelës, në faullin me dorë të penalltisë së akorduar Sampdorias. Naivitet që ndikoi në fatet e ndeshjes, deri në atë moment Interi në “Marassi” ishte thuajse në kontroll total. Lista është e gjatë, përfshin edhe Vidalin, si mund të harrohet penalltia e dhuruar Borusias ose ajo me Krotonen? Po Kolarov që rrëzon pa arsye Ibrahimovi­çin në derbi, dyshja Perisiç-handanoviç që ringre Lacio në “Olimpico”, sërish Barela që i jep penalltinë Realit, Hakimi që shërben Benzemanë, Handanoviç që riktheu në garë Veronën.

NË PUNË – Në mënyrë paradoksal­e, është histori akoma më e ndërlikuar për t’u zgjidhur për Konten, “dhuratat” të lënë brenda një ndjesi pafuqie. Për faktin se në ekuilibrat e skuadrës mund të gjendet zgjidhje, ndoshta duke hequr dorë nga fantazisti me kthimin tek i besuari 3-5-2. Kështu ndodhi, në fakt. Përpara rënies së re në 2021-shin, Interi kishte rinisur të pësonte pak, katër gola në gjashtë ndeshjet e fundit në 2020-ën, një projektim më i mirë krahasuar me 36 golat e pësuar sezonin e kaluar, e dhënë që vendosi zikaltrit si mbrojtjen më të mirë të Serisë A. Ndërsa sot Interi ndodhet në kuotën 21 gola të pësuar në kampionat, më shumë se gjysma e totalit të 2019-’20. Pas krahëve në garën për titull ndodhen Roma e Juve, duhet një kthesë e shpejtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania