Panorama Sport (Albania)

Kasano e mbron, Sançez: Nuk kam frikë nga gabimet

-

Aleksis Sançez u vu në shënjestër nga media për penalltinë e humbur ndaj Sampdorias, në minutat e para të sfidës, ku rezultati ishte ende në baraspeshë. Por pavarësish­t kësaj, edhe pse ndoshta ky gabim ndikoi edhe në humbjen e transfertë­s xhenoveze, sulmuesi i Interit nuk kërkon që të dorëzohet, përkundraz­i lëshon një apel, me një mesazh në rrjetet sociale: “Në jetën time kam gabuar disa herë si futbollist. Kam fituar dhe kam humbur finale. Shokët e skuadrës kanë pasur besim tek unë. Dhe për të fituar duhet gjithmonë të rrezikosh dhe të mos kesh frikë për të gabuar. Pikërisht në këtë mënyrë kam fituar thuajse gjithçka në karrierë. Ndaj, të ngremë të gjithë kokën, pasi ky 2021-sh sapo ka nisur. Më jepni topin dhe unë do t‘ju bëj të fitojmë”, mbyllej mesazhi i kilianit Aleksis Sançezit. Ndërkohë, në mbrojtje të sulmuesit ka dalë ish-zikaltri Antonio Kasano. “U habita kur pashë breshërinë e notave 4 për Sançezin. Për mua ishte ndër më të mirët në fushë për Interin, u sakrifikua në çdo cep të fushës. Dhe mbi të gjitha, në 20 minutat e parë, Interi meritonte të ishte në avantazh 4-0, por nuk pati fat. Por këta që japin notat si mendojnë: meqë Sançez humbi penalltinë meriton notën 4 dhe nëse e dërgonte në rrjetë ishte për 7.5?! Jo, kjo është keqdashje”.

PËR MILAN-JUVE – Ndërkohë, ish-fantazisti ka dashur që të japë një opinion edhe për diferencën që solli fitoren bardhezi, në “San Siro”. “E vërteta është që Milani duhet ta mbajë kokën lart edhe pas kësaj humbjeje, pasi treguan se tashmë janë dhe luajnë si një skuadër. Ndonëse në të njëjtën kohë jam i bindur se mbetet Juventusi skuadra për t’u mundur edhe sivjet. Diferenca është e thjeshtë, në momentet e vështirësi­së, pra kur të kërkohet të fitosh një ndeshje, duke lënë mënjanë mungesat pasi të dyja formacione­t kishin të tilla, Juventusi hodhi në fushë Kulusevski­n dhe Mekenin, ndërsa Milani Maldinin e vogël dhe Kolombon. Mendoj se nuk ka nevojë të shtoj gjë tjetër...”, përfundoi Kasano.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania