Panorama Sport (Albania)

NOTAT BAJERN

-

NOJER 7 - Edhe pse pësoi 3 gola, nuk kishte asnjë mundësi për të shpëtuar qoftë njërin prej tyre. Nëse nuk do të ishte për të, rezultati mund të ishte edhe më i thellë.

PAVAR 5 - Humbet shumë dyluftime duke i lejuar kundërshta­rit të përfitojë, nga një episod i tillë erdhi edhe goli i parë i Gladbahut.

ZYLE 6 - Shfaqi sërish pasiguri në vendosje duke lejuar të shënohej goli i dytë. Flik duhet të ndërhyjë shpejt nëse kërkon të shpëtojë sezonin.

ALABA 6.5 - Ishte ndoshta mbrojtësi i vetëm që u shpëton kritikave në ndeshjen e djeshme. La pak hapësira prapa dhe gjithmonë u mundua t'i jepte një dorë fazës sulmuese. Një ndeshje e mirë e austriakut.

DEJVIS 7 - Aktiv dhe me intensitet, ndryshe nga Pavar, tenton të shtyjë përpara duke kërcënuar portën e kundërshta­rit në dy momente gjatë lojës.

KIMISH 7 - Edhe pse kishte rivalë të fortë në mesin e fushës, tregoi se është më i miri te Bajerni në këtë fazë të kampionati­t, ndonëse mungon freskia në këmbë për shkak të ndalesës së gjatë pas operacioni­t.

GORECKA 7.5 - Goli i 2-0 ishte për kornizë, vrapim 22 metra, një pasim i shkurtër për Sanenë dhe më pas goditje e fortë drejt portës, një përbindësh, Leon Gorecka.

MYLER 5.5 - Në pjesën më të madhe të lojës nuk dukej në fushë. Edhe në dëgjim, shumë pak mund të dëgjoje "Radio Mylerin", një ditë jo e mirë për të.

SANE 6 - Tentoi shpesh të futej në dyluftime dhe të ishte I rrezikshëm, por nuk ia arriti. Ishte i vetëm, pa mbështetje. U la I vetëm nga Pavar që bëri shumë pak për ta ndihmuar.

KOMAN 6.5 - Nisi të sprintonte për t'i dhënë oksigjen skuadrës, por pa rezultat. Në planin personal bëri një ndeshje të mirë.

LEVANDOVSK­I 7 - Mori përsipër penalltinë dhe nuk zhgënjeu. Në pjesën e dytë u shërbye shumë pak duke e bërë të qëndronte në hije. Gjithsesi, vazhdon të konfirmohe­t bomber në Bundesligë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania