Panorama Sport (Albania)

Rumenige, dhurata e lamtumirës quhet... Dibala

-

Numri një i Bajernit, Karl-hainc Rumenige, vazhdon të ketë një ëndërr, të sjellë në Mynih yllin e Juventusit, Paulo Dibalën. Argjentina­si duket larg marrëveshj­es me kampionët e Italisë për rinovimin. Dhe Rumenige ka mbi dy vite që deklaron hapur se do të donte që një ditë ta shihte “La Joya”-an të luante në “Allianz Arena”. Pse jo, ndoshta mund të jetë pikërisht numri 10 i Juves dhurata e lamtumirës së Rumeniges ndaj Bajernit të Mynihut, duke kujtuar se në fund të këtij sezoni, ish-sulmuesi do të largohet nga posti i shefit ekzekutiv: “Nuk është diçka e re, e kam thënë edhe më parë që nëse do të kisha mundësinë për të bërë një goditje të madhe në merkato ai do të ishte Dibala. E shoh si një lojtar perfekt për mentalitet­in e klubit tonë. Tifozët e Bajernit duan gjithmonë të shohin lojtarë që zbaviten me topin dhe Paulo është perfekt për këtë gjë. Sa mundësi ka që kjo të ndodhë? Nuk e di. Janë shumë gjëra për t’u marrë në konsiderat­ë. Pandemia na i ka vështirësu­ar shumë planet për merkaton. Jo vetëm Bajernit por edhe skuadrave të tjera”, tha Rumeige në një intervistë për median italiane. Kujtojmë që Juventusi mund të ishte i gatshëm të linte lojtarin të largohej drejt Mynihut një shifër prej të paktën 70 milionë eurosh, para këto që Bajerni do të ishte i lumtur t’i shpenzonte duke parë edhe situatën. Dibala mund t’i kushtonte atyre më shumë nëse nuk do të ishte pandemia, ndaj kjo është një mundësi që rekordmenë­t gjermanë po mendojnë ta shfrytëzoj­në. Tifozët bavarezë kanë disa vite që nuk shohin një blerje të madhe të prezantohe­t në “Allianz Arena” dhe duke parë se Rumenige do të thotë lamtumirë, por edhe faktin se mes kreut të Bajernit dhe presidenti­t të Juventusit, Andrea Anjeli, ekziston një miqësi dhe një vlerësim i madh prej vitesh tashmë, pa dyshim që tratativa për të sjellë Paulo Dibalën në Mynih nuk do të ishte e pamundur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania