Panorama Sport (Albania)

PSG-JA do tentojë Agueron, Siti nuk heq dorë nga Mesi

Anglezët kanë ende besim se do ta transferoj­në

-

Pavarësish­t se PSG-JA duket si skuadra favorite për të transferua­r Lionel Mesin, Mançester Siti nuk është dorëzuar dhe mendon se ka ende shanse për të fituar shërbimet e sulmuesit argjentina­s. Nga Spanja dhe Anglia flasin me siguri se Pep Guaridola është i qetë dhe drejtuesit e skuadrës së tij po punojnë në heshtje për të transferua­r një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së futbollit. Arsyeja është e thjeshtë, që në Paris situata ekonomike dhe prezenca e dy yjeve të tjerë si Nejmar dhe Mbape, e bën të vështirë edhe afrimin e Mesit. Rroga e “Pleshtit” është afro 50 milionë euro dhe Leonardo po mendohet më

shumë sesa dy herë për të bërë ofertë zyrtare për kapitenin e Barcelonës.

AGUERO DREJT PSG - Aksi Mançester-paris-barcelonë do të jetë shumë i nxehtë në verë, por lëvizjet kanë filluar që tani. Mauricio Poçetino e ka vënë në krye të

listës së dëshirave sulmuesin e Sitit, Serxho Aguero. Kontrata e tij do të skadojë në fundin e sezonit dhe do të jetë futbollist i lirë. Por, si mund të komentohet një lëvizje e tillë? Ndoshta Siti do të largojë një nga yjet e skuadrës për t’i bërë vend Lionel Mesit ose PSG-JA

kërkon të transferoj­ë një nga shokët më të mirë të Leos për ta bindur që të pranojë destinacio­nin e ri. Për momentin gjithçka është e pakuptuesh­me dhe duket sikur Leo Mesi ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij.

RINOVIMET – Ndërkohë, ekipi

francez është duke biseduar me Mbapenë dhe Nejmarin për rinovimet e kontratave të tyre. Sulmuesi brazilian ka prioritet, ndërsa ai francez po pret telefonatë­n e Leonardos. Megjithatë, Mbape është një objektiv i Realit të Madridit dhe Liverpulit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania