Panorama Sport (Albania)

Zidan driblon Ramosin: Ndeshja vlen më shumë

“Formacioni­n nuk e bëj në bazë të motit, Hazard...”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Zinedin Zidan kër kon që vëmendja e Realit të Madridit të mos shpërqendr­ohet nga lajmet jashtë fushës së lojës dhe thotë se ndeshja e sotme ndaj Osasunës është më e rëndësishm­e se gjithçka tjetër. Ai shpreson që Ramos ta zgjidhë sa më shpejt të ardhmen, ndërsa nuk i munguan batutat për formacioni­n dhe reshjet e dëborës.

Benzema - “Ka mbështetje­n time. Këto situata nuk janë të lehta, por unë e shoh që ai është mirë dhe përqendroh­et në punën e tij. Situata është e vështirë, megjithatë shpresoj që ta zgjidhë për gjithë botën. Karim punon dhe kjo më pëlqen”.

Formacioni - “Koha e keqe nuk do të ndikojë në formacion. Hazard, për shembull, është mësuar me borën sepse ka luajtur në Londër”.

Ramos - “Nuk e di çfarë do të ndodhë. Për momentin është këtu dhe ne jemi të përqendrua­r te ndeshja e nesërme (sotme)”.

Hazard - “Është stërvitur rregullish­t dhe ka punuar mirë. Nuk e di nëse do të jetë gati për të luajtur 90 minuta. Këtë do ta shohim gjatë ndeshjes”.

Rinovimet - “Në futboll kurrë nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Ne duam thjesht që situata me futbollist­ët të

zgjidhet sa më shpejt. Ju do të pyesni gjithmonë për këtë temë dhe përgjigjen time e dini tashmë. Unë nuk kam folur me lojtarët. Dua thjesht që të jenë të përgatitur për të luajtur e për t’i bërë gjërat

mirë. Për mua kjo është e rëndësishm­e”.

Mesfusha - “Kasemiro, Kros dhe Modriç janë shumë të mirë dhe futbollist­ë me përvojë. Kanë shumë kohë në Madrid dhe e dinë çfarë do të thotë të luash këtu. Të gjithë janë gati për të luftuar”.

Moti - “Nuk e di çfarë do të ndodhë. Ne do të udhëtojmë dhe jemi përgatitur si gjithmonë. Sigurisht që do të jetë një ndeshje ndryshe për atë që po ndodh. Nëse mund të luhet, do të luajmë. Me këtë kohë, është normale që të udhëtojmë më parë”.

Osasuna - “Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Kemi një transfertë delikate dhe duhet të jemi të përgatitur për të bërë gjithçka”.

Negativ - “E tillë është situata. Dola negativ dhe do të udhëtoj me skuadrën”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania