Panorama Sport (Albania)

Reali i çmendur pas Sonit, por Totenhemi do 100 mln €

Trajneri e ka vendosur koreanin në krye të listës

-

Heung-min Son është një nga lojtarët që Zinedin Zidan dëshiron të transferoj­ë te Reali i Madridit në merkaton e verës. Mediat spanjolle thonë se trajneri francez e konsideron futbollist­in e Totenhemit si të duhurin për të përmirësua­r skuadrën e tij. Koreano-jugorit i skadon kontrata me “Spërsat” në vitin 2023 dhe ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojë apo do të largohet në një tjetër skuadër. Në këtë sezon ka arritur të shënojë 12 gola në 16 ndeshje të luajtura në Premier Ligë dhe ka dhënë 5 asiste. Ai ka qenë në qendër të lojës së Murinjos bashkë me sulmuesin Herri Kejn. Kjo ecuri e jashtëzako­nshme ka bërë që Zidan dhe Reali

të bëjnë gjithçka për ta transferua­r. Situata është në pikën kur Zidan ua ka bërë me dije drejtuesve të skuadrës që e dëshiron patjetër, por këta të fundit ende nuk kanë nisur bisedimet me futbollist­in. Zizu mendon se transferim­et e Mbapesë apo Salahut janë të vështira për t’u arritur dhe ka menduar një emër tjetër si ai i Sonit. Por, edhe në këtë rast, madrilenët duhet të paguajnë afro 100 milionë euro për lojtarin 28-vjeçar. Zhoze Murinjo nuk ka ndërmend që ta lërë të lirë, po as presidenti i skuadrës, Daniel Levi. Ky i fundit është një person

shumë i vështirë për të arritur marrëveshj­et dhe duhet që Perez të bëjë kujdes për mënyrën se si do të përgatisë terrenin për Sonin. E vërteta është që Reali do të përmirësoh­ej ndjeshëm me një nga lojtarët më të mirë në qarkullim dhe ndoshta më të nënvlerësu­arin. Ai

nuk ka qenë kurrë në vëmendjen e mediave, por në fushën e lojës është i jashtëzako­nshëm. Mund të luajë në disa role në sulm dhe gjithashtu sakrifikoh­et për skuadrën në mbrojtje. Këto janë disa cilësi që i pëlqejnë trajnerit madrilen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania