Panorama Sport (Albania)

“Baby” Aston Vila i reziston 45’ Liverpulit

Klop: Kemi lojtarë jashtë ritmi, patëm probleme gjatë lojës

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Liverpuli preu biletën në 1/16-at e Kupës FA me një fitore 4-1 në fushën e Aston Vilës së prekur nga Koronaviru­si. Por për ta zgjidhur çështjen e kualifikim­it, skuadra e Jyrgen Klopit priti deri në pjesën e dytë, pavarësish­t se përballë kishte një skuadër me lojtarë të akademisë dhe pa asnjë eksperienc­ë me skuadrën e parë. Shpërthimi i Koronaviru­sit në qendrën stërvitore të “Villains” këtë javë (10 lojtarë të skuadrës së parë dhe 4 të stafit teknik), po e dërgonte ndeshjen drejt një humbjeje në tavolinë për Aston Vilën, por ata vendosën që të provojnë të luajnë me një skuadër të përbërë nga lojtarët e ekipit U-23 dhe U18. Dhe pavarësish­t se Sadio Mane shënoi pas vetëm katër minutash lojë për “Reds”-at, Vila qëndroi solide në

mbrojtje dhe në fund të pjesës së parë 17-vjeçari Lui Berri, me një të shkuar në akademinë e Barçës, shënoi edhe golin e barazimit. Por lodhja fizike e këtyre djemve të rinj u ndje në pjesën e dytë, kur miqtë nisën të ushtrojnë më shumë presion dhe shënuan tre gola në harkun e pesë minutave: dy të fundit u asistuan nga Xherdan Shaqiri. Vajnaldum riktheu Liverpulin në avantazh pas një ore lojë, Mane shënoi golin e tij të dytë dhe Salah vulosi rezultatin në 65’.

KLOP – “Ne patëm probleme me futbollin. Kishim nevojë për pak më shumë kohë. Kishim probleme në pasim dhe lëvizje. Nuk bëmë mjaftueshë­m rikuperime topi. Patëm shanse për të shënuar, por gjuanim direkt te portieri, por ndryshuam në pjesën e dytë. Ishim pak të plogësht,

por më mirë pas pushimit”, tha trajneri i Liverpulit, i cili tani do të ketë 9 ditë pushim përpara se të përballet me Mançester Junajtidin në Premier Ligë: “Kemi shumë lojtarë me mungesë ritmi. Do të bëjmë shumë ndeshje miqësore 11 kundra 11 në stërvitje”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania