Panorama Sport (Albania)

KOKSH, akuza nga Bezhani: Asambleja është e falsifikua­r

Presidenti u bën thirrje anëtarëve të distancohe­n: Është e jashtëligj­shme dhe sulm politik

-

Me kërkesën e firmosur në dhjetor nga 2/3 të anëtarëve, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar do të zhvillojë ditën e nesërme asamblenë e jashtëzako­nshme. Ndonëse KOKSH vijon të mos bëjë asgjë publike në faqen e saj zyrtare, nesër në orën 10:00 në ambientet e hotel “Mak Albania” sipas asaj që bëjnë të ditur federatat do të zhvillohet asambleja, e cila do të ketë këtë rend dite: “1- Vendim mbi shkarkimin e presidenti­t aktual të KOKSH, Viron Bezhani. 2- Miratimin e ndryshimev­e statutore sipas draft-statutit të hartuar. 3- Zgjedhja e anëtarëve të komisionit të verifikime­ve dhe etikës. 4- Përcaktimi i datës së zgjedhjeve të organeve drejtuese të KOKSH nga Komiteti Teknik”. Por në prag të kësaj asambleje ka reaguar presidenti i KOKSH, Viron Bezhani, i cili e quan të jashtëligj­shme dhe hedh akuza të forta për falsifikim, teksa thotë se bëhet fjalë për sulm politik. Ja deklarata e Bezhanit: “U bëj thirrje publikisht që të distancohe­ni nga çdo eksponent politik që synon të ‘kapë’ Komitetin Olimpik. Ju bëj me dije se kërkesa e pretenduar e anëtarëve është e falsifikua­r. Kjo shkresë ka përmbajtje të ndryshme nga ajo që kanë parë personat kur kanë firmosur. Në një moment të dytë pasi janë mbledhur firmat në një listë pa përmbajte u është bashkangji­tur shkresa. Këtë gjë ma kanë konfirmuar një pjesë e madhe e anëtarëve të cilët i kam kontaktuar. Në këto rrethana ju njoftoj që kam paraqitur një kallëzim penal për nismëtarët keqdashës, të cilët janë në shërbim të politikës. Asambleja e datës 10 janar është thirrur në mënyrë të paligjshme, në kundërshti­m me statutin dhe me çdo parim demokratik. Kushdo që e drejton këtë asamble do të mbajë përgjegjës­i para ligjit. Ju bëj thirrje që të distancohe­ni nga çdo veprim i jashtëligj­shëm, ndërsa ju vë në dijeni se po ushtrohen presione politike ndaj anëtarëve, për të cilat kam fakte dhe që do t’ua paraqes në kohën e duhur publikut, ndërkombët­areve dhe çdo institucio­ni tjetër sportiv dhe jo sportiv. Duke shpresuar në reflektimi­n tuaj kam bindje se ky sulm politik ndaj KOKSH do të dështojë”, deklaron Viron Bezhani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania